fbpx
Tag: Emigrantë

tag: emigrantë

MPB: 826 emigrant kanë hyrë në vend për 24 orë

Në 24 orët e fundit, deri orën tetë të mëngjesit janë dhënë vërtetime për gjithsej 826 shtetas të huaj, prej të cilëve 649 burra, 152 gra, 163 fëmijë si dhe 25 fëmijë që udhëtojnë pa prindër Sipas nënshtetësive të personave, më shumë janë nga Siria apo 737, Irak 42, Afganistan 12, Bangladesh 6 ndërsa tjerët janë në numër më të...

Në Gjevgjeli është qetë- emigrantët në grupe të vogla futen në shtet

Gjendja në kufirin maqedono- grek në Gjevgjeli është e qetë. Rreth 60 emigrantë gjatë natës e kanë kaluar kufirin dhe me trenin e orës 5 janë nisur drejt kalimin kufitar me Serbinë, Tabanocë. Nga MPB njoftojnë se lëshohen numër i caktuar i emigrantëve që presin në kufi në përputhje me kapacitetet e shtetit ndërsa përparësi kanë personat e kategorive më...

Komiteti i Helsinkit: Pushteti nuk ballafaqohet në mënyrë përkatëse me krizën e emigrantëve

Pushteti nuk reagon në mënyrë përkatëse lidhur me krizën e emigrantëve, përdor fuqi ndaj tyre ndërsa punonjësve humanitar nuk iu lejon që të futen në mes- zonën për t’u ndihmuar emigrantëve, vlerësojnë nga Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut. Prej atje thonë se shpallja e gjendjes së krizës në shtet duhet të miratohet me vlerësimet e Qendrës për...

Kocijançiq për “Meta” : Ndjekim situatën në kufi dhe koordinohemi me pushtetin

Komisioni evropian është e njoftuar me vendimin qeveritar që të shpall gjendje krize në rajonin e kufirit jugor dhe verior dhe është në kontakt me autoritetet dhe UNHCR-në. “Në këtë fazë, Komisioni nga afër ndjek zhvillimin e ngjarjeve dhe masave që i prezantojnë apo do t’i marrin autoritetet dhe po i vërtetojnë faktet” deklaroi për “Meta” Maja Kocijançiq, zëdhënësja e...

“Assosiated Press”: Shok- bomba dhe emigrantë të lënduar në kufi

Policia nuk ka kursyer shok bombat, për të zmbrapsur emigrantët në zonën mes Greqisë dhe Maqedonisë. Sipas policisë, arsyeja e përdorimit ka qenë për të ruajtur kufirin në bazë të autorizimeve që kanë, duke mos lejuar valën e mijëra emigrantëve që tentonin hyrjen në territor. Nga pamjet nuk vërehet qartë se si ka nisur përplasja por duket vetëm kulmi kur...

Policia ka përdorur gaz lotsjellës kundër emigrantëve në kufirin maqedonas

Forcat speciale të Maqedonisë kanë përdorur gazin lotsjellës për të shpërndarë mijëra migrantë dhe refugjatë, të cilët kanë bërë përpjekje të hyjnë në Maqedoni nga Greqia, përkatësisht nga pika kufitare Gjevgjeli, njofton “Radio Evropa e Lirë”. Qeveria maqedonase dje shpalli gjendje krize dhe mbylli kufirin jugor për emigrantët, kryesisht sirian që vijnë nga Greqia. Ata natën e kanë kaluar në qiell...

Me qindra emigrantë të zhdukur në fatkeqësi në Detin Mesdhe

Një operacion gjigant shpëtimi po zhvillohet ende pranë brigjeve të Libisë, pasi një anije me 700 emigrantë është mbytur. Lajmi bëhet i ditur nga shumë media ndërkombëtare. “Numri i viktimave të mundshme nuk dihet ende, ndërkohë që ekipet e shpëtimit kanë mundur të nxjerrin nga deti rreth 100 persona”. Anija me emrin ”Dignity” e organizatës ”Mjekët Pa Kufij” gjendet...

Rritet numri i emigrantëve që kalojnë në territorin e Maqedonisë

Rritet fluksi i emigrantëve që kalojnë në territorin e Maqedonisë. Nga MPB njoftojnë se vetëm në tre ditët e fundit janë dhënë 1853 vërtetime për njohjen e të drejtës së azilit për personat që ilegalisht kanë hyrë në Maqedoni. Ndërkaq në periudhën nga 19 Qershori e deri më 27 korrik janë dhënë gjithsej 20.605 leje qëndrimi për shtetas të...

Gjatë fundjavës ndihmë kanë kërkuar 1209 emigrantë

Gjatë fundjavës në bazë të ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit për azil, MPB ka lëshuar 1029 vërtetime për pranimin e të së drejtës për azil në R. e Maqedonisë për shtetas të huaj që në mënyrë ilegale kanë hyrë në territorin tonë. Në periudhën prej 19 qershorit e deri më 6 korrik të vitit 2015 në orën 8, njoftoi sot...

Për një javë mbi 3000 emigrantë fitojnë leje qëndrimi

Për një javë MPB ka lëshuar leje qëndrime për gjithsej 3023 shtetas të Sirisë, Afganistanit, Irakut, Kongos, Pakistani etj. Prej tyre 2338 janë burra, 375 gra dhe 310 fëmijë. Deri dje sipas ministrisë nuk ka fatkeqësi nëpër hekurudhat apo rrugët si dhe keqpërdorimin e tyre nga strukturat kriminale ndërsa shteti ka evidencë më të mirë për të gjithë ato që...

Kuvendi miratoi ndryshimet në ligjin për azil

Me 69 vota pro Kuvendi miratoi propozim ndryshimet në Ligjin për azil. Që nesër ndryshimet do të publikohen në Gazetën Zyrtare dhe kjo do të mundësojë zbatimin e menjëhershëm në praktikë. Kështu në afat prej 72 orësh, apo plotë 3 dite emigranti duhet të vendosë nëse Maqedonia do të jetë për të, thjesht një vend transit apo vendngulim. Në...

Qeveria miratoi ligjin për azil, radhën e ka Kuvendi

Në seancën e mbrëmshme, Qeveria miratoi propozim- ndryshimet e Ligjit për azil dhe mbrojtje të përkohshme, me procedurë urgjente, deklaroi për “Meta” zëdhënësi i qeverisë, Aleksandar Gjorgjiev. Ligji është dërguar në Kuvend dhe, siç njoftojnë nga Qeveria, do të shqyrtohet në seancën e parë të ardhshme, e cila do të mbahet këtë apo javën e ardhshme. Burime nga Kuvendi për “Meta”...