Thursday, 13 November, 2025
Meta.mk

Tag: deputetë | 73 results

Stoltenberg: Janë grumbulluar nënshkrimet, presim autoritetet të përmbushin hapin e ardhshëm

26 February 2017

“Pas përpjekjes për formimin e Qeverisë, në përputhje me kërkesat e vërtetuara nga presidenti, tani janë grumbulluar nënshkrime të mjaftueshëm nga deputetët. Presim autoritetet në Shkup ta përmbushin hapin e ardhshëm në procesin demokratik”, thuhet në deklaratën me shkrim të sekretari të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg lidhur me ngjarjet e fundit politike në vend. […]

Zaev: Pas 11 viteve regjim, do të formojmë qeveri demokratike dhe reformuese

25 February 2017

Nderi është i imi dhe i LSDM-së, që thuajse pas 11 viteve regjim, fitojmë mundësi që ta formojmë Qeverinë demokratike në Maqedoni. Angazhimet tona të forma janë që ajo të jetë Qeveri reformuese në të cilën, prioritet janë qytetarët e Maqedonisë”, tha kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, pasi që Kryesia Qendrore dhe partia e zgjodhën […]

Për çka, sipas Kushtetutës, është e domosdoshme shumicë e dy të tretave në Kuvend

29 December 2016

Renditja aktuale e forcave në Kuvendin e Maqedonisë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, asnjë partie apo koalicioni, pa marrë parasysh si do të formohet (përveç nëse të gjithë partitë formojnë qeveri), nuk i mundëson shumicë prej dy të tretave në institucionin ligjvënës. Shumicë e dy të tretave gjegjësisht 81% nga numri i përgjithshëm i deputetëve, […]

KSZH ua ndau vendimet deputetëve

28 December 2016

Komisioni Shtetëror Zgjedhor ua ka dorëzuar partive politike vërtetimet e mandateve për deputetë në Kuvendin e Maqedonisë. KSHZ dhe përfaqësuesit e partive kanë përshëndetur organizimin e zgjedhjeve. KSHZ sot përfaqësuesve të autorizuar të partive politike ua ndau vendimet për mandatet e fituar. Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, koalicioni në krye me VMRO DPMNE-në fitoi 51 […]

Filloi sezoni i ankandit? Për sa mund të blihet një deputet?

28 December 2016

Matematikat post- zgjedhore nga vendvotimet dhe selia e KSHZ-së zhvendosen në Kuvend, kështu që në opinion filloi të parashtrohet pyetja nëse deputetët e ri do t’u ngelin besnik partive të tyre amë, nëse do të kalojnë te ndonjë parti tjetër, a do të bëhen përnjëherë “të pavarur” dhe sa do të kushtoj e tërë kjo? […]

KSHZ: Fushata zgjedhore fillon të hënën

16 November 2016

Fushata zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme për deputetë në Kuvendin e R. së Maqedonisë do të filloj më 21 nëntor, njoftoi Komisioni Shtetëror Zgjedhor. Nga KSHZ përkujtojnë se nga dita e shpalljes së zgjedhjeve deri në fillim të fushatës, radio- difuzerët dhe mediumet e shtypura nuk guxojnë të emetojnë respektivisht të publikojnë reklamim të paguar […]

Maqedonasit jashtë vendit për herë të parë do të votojnë në Abu Dabi

15 November 2016

Në këto zgjedhje të parakohshme parlamentare, për herë të parë do të hapet vendvotim për diasporën maqedonase në Abu Dabi në Emiratet e Bashkuara Arabe, vendosi KSHZ në seancën e djeshme. Për shkak të numri të madh të votuesve të paraqitur nga jashtë, KSHZ mori vendim që të hapen dy vendvotime në Venecia dhe tre […]

KSHZ hedh poshtë listat e LPM të Janko Baçev

15 November 2016

Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) mbrëmë ka hedhur poshtë të gjitha shtatë listat e Lëvizjes Popullore të Maqedoni, ndërsa për këtë vendim votuan të gjithë nëntë anëtarët. Arsye për refuzimin e listave janë parregullsitë e vërtetuara në të gjithë shtatë listat për kandidatë gjegjësisht ka pasur mospërputhje të nënshkrimeve të kandidatëve të propozuar dhe ndryshimin e […]

Diaspora mund të ketë tre deputetë nëse votojnë të gjithë të paraqiturit

11 November 2016

Paraqitja e votuesve nga Diaspora përfundon sot ndërsa sipas informacioneve të fundit nga KSHZ, deri më tani janë paraqitur mbi 18.600 qytetarë. Nga ky Komision presin që deri në mesnatë, derisa zgjat paraqitja, ky numër mund të tejkalojë shifrën prej 19.000 qytetarë. Siç thonë prej atje, nëse në zgjedhjet e 11 dhjetorit votojnë të gjithë […]

BDI ka publikuar bartësit e listave, Ahmeti do të garoj në njësinë e gjashtë

10 November 2016

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) sot ka publikuar emrat e bartësve të listave për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Nga kjo parti njoftojnë se këshilli i përgjithshëm i BDi-së ka miratuar propozimin e kryesisë qendrore, kështu që kreu i partisë Ali Ahmeti do të jetë bartës i listës në njësinë e gjashtë zgjedhore, Artan Grubi do […]

LSDM publikoi listat: Bogoevski, Tufegxhik dhe Muhiq në garë për deputetë

6 November 2016

LSDM ka publikuar lista përfundimtare për kandidatët e deputetëve, sipas të cilave bartës në njësinë e parë është propozuar Stevo Pendarovski. Pas tij vijnë Renata Deskoska, nënkryetari Damjan Mançevski dhe Stefan Bogoev i cili është kryetari i të rinjve të LSDM-së. Në këtë listë janë edhe dy përfaqësues nga Koalicioni me qytetarët, kështu që në […]

Den Donçev, shefi i shtabit zgjedhor i koalicionit VMRO Popullore, BM dhe Dinjiteti

3 November 2016

Den Donçev është shefi i shtabit zgjedhor i koalicionit VMRO Popullore, Të Bashkuar për Maqedoninë dhe Dinjitetin. Ai do të jetë gjithashtu bartës i listës së kandidatëve në njësinë e parë zgjedhore. Zyrtarisht, promovimi i kandidatëve do të jetë nesër. Në njësinë e dytë zgjedhore, bartës do të jetë Lupço Balkovski, në të tretën Stojançe Angelov, […]

LSDM të dielën në kongresin partiak do t’i publikoj listat me kandidatë

1 November 2016

Lidhja Socialdemokrate të dielën në kongres partiak do t’i publikoj listat e kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, deklaroi sot kreu i partisë, Zoran Zaev. Ai shtoi se po zhvillohen bisedime me partnerët e koalicionit dhe qytetarët. “Listat e kandidatëve do t’i publikojmë më 6 nëntor, të dielën, për kur është caktuar kongresi i partisë. […]

Veljanovski ka 10 ditë pune për ta vendosur nismën për shpërndarje në rend dite

12 October 2016

Dhjetë ditë pune ka kryetari Trajko Veljanovski që të thirr seancë dhe ta vendos në rend dite kërkesën për shpërndarjen e Kuvendit. Sot në mëngjes, grupi i deputetëve LSDM dhe deputeti Pavle Trajanov dorëzuan kërkesë për shpërndarjen e Kuvendit. Koordinatori i LSDM-së, Goran Sugarevski tha se në interes të zgjidhjes së krizës politike, partia e […]

Kuvendi nuk do të shpërbëhet, do të pres Buxhetin dhe Hanin, të enjten seancë plenare me agjendë të ngjeshur

10 October 2016

Pasi që Kuvendi edhe zyrtarisht ka caktuar seancë plenare për të enjten (13 tetor), është e qartë se deputetët nuk do ta shpërndajnë të mërkurën (12 tetor). Siç shkruante “Meta” arsyeja e parë është se debati  parlamentar për Buxhetin e vitit 2017, ende nuk është i përfunduar. Dokumenti, ende po shqyrtohet në komisionet kuvendore, ndërkaq […]

Page 2 of 4