fbpx
Tag: полиција

tag: полиција

Tetë policë të vrarë, Gruevski vizitoi të lënduarit

Kolegët të pastrojnë terrenin kanë gjetur të vdekur policin e tetë i cili sipas të dhënave fillestare ka vdekur nga shpërthimi i bombës. Në spital në mëngjesin e sotëm janë dërguar edhe disa polic tjerë. Ndërsa kryeministri Nikolla Gruevski vonë mbrëmë vizitoi policët e lënduar nga aksioni në Kumanovë.

Sot dhe nesër ditë zie në Maqedoni

Në seancë të jashtëzakonshme Qeveria e Maqedonisë ka sjell vendimin që 10 dhe 11 maj, e diell dhe e hënë, të jetë ditë zie me rastin e vdekjes së pjesëtarëve të MPB-së për zbulimin dhe shkatërrimin e një grupi të armatosur në Kumanovë. Në ditët e zisë, flamuri i Republikës së Maqedonisë do të jetë në gjysmështizë.

Tre polic të vrarë në të shtënat në Kumanovë, aksioni në përfundim

Tre pjesëtarë të organeve të sigurisë janë vrarë në të shtënat në aksionin policor në Kumanovë i cili është para përfundimit ku kontrollohen shtëpitëe fundit në rajonin e “Lagjes së Trimave”. Këtë informatë e publikojnë mediumet nga Kumanova, por edhe më tej nuk ka konfirmim zyrtarë. Sipas burimeve të njëjta jozyrtare janë lënduar edhe dhjetëra persona tjerë ndërsa policisë i janë...

Jankulloska: Vijojnë ditë kur policia sërish do të vihet në test

“Maqedonia dhe institucionet e saja janë vënë para një prej testeve më të mëdha në historinë më të re dhe për këtë prej juve pritet të jeni në nivelin më të lartë të detyrës. Të jeni të durueshëm dhe profesional, ta respektoni Kushtetutën dhe ligjet”, tha sot ministrja e brendshme Gordana Jankulloska, në fjalimin e saj në Ditën e...

Zaev: Bëhu krenar me veten ashtu sikur e gjithë Maqedonia që krenohet me ty

I dashur polic, në shtetin tonë ka numër të madh të njerëzve të cilët jetojnë me nga një njeri brenda tyre. Vetëm disa nga klika e pushte kanë vrarë njeriu e tyre brenda vetes. Ti je ai prej të cilit sot në sipërfaqe doli njeriu me “Nj” të madhe, njeri me shpirt dhe zemër të madhe, njeri i ndershëm...

Policia shpërbën grupin e  protestuesve  dhe i ndejk nëpër rrugica

Siç  raporton reporteri ynë  policia ka ngushtuar rrethin e protestuesve prej para Qeverisë kah Parku i qytetit dhe bulevardit “Partizanski Odredi”. Një grup  protestuesish bllokuan udhëkryqin te Kisha Qendrore, pastaj  u drejtuan nëpër bulevard dhe nëpër rrugica. Ndërkaq policia përdor forcën dhe arreston. Dhunës së policisë protestuesit i përgjigjen me hedhjen e gurëve, shisheve prej xhami dhe ndezjen e...

Në aksionin policor në Gushincë janë gjetur armët e vjedhura

Forcat e policisë sot në mëngjes në fshatin Malinë e kanë gjetur dhe konfiskuar armën dhe municionin që të martën është vjedhur gjatë sulmit në karakollin policor në Gushincë, njofton "Pres 24“, duke u thirrur në burime të MPB-së. Forcat e policisë, pas njohurive të mëhershme se në këtë pjesë gjenden persona që lidhen me sulmin në Gushincë, kanë kryer...

Moska e shqetësuar për sulmin në Gushincë

Incidenti në Gushincë në kufirin maqedonas  tregon se në këtë pjesë të Ballkanit edhe më tutje ekzistojnë tensione të thella etnike dhe vend për konflikte potenciale. Kështu qëndron në reagimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë për incidentin në Gushincë. “Shprehim shqetësimin tonë të thellë pas informative për incidentin në pjesën kosovare të kufirit Maqedoni-Serbi kur një grup...

Në Serbi arrestohen 15 persona të akuzuar për vjedhje të identitetit të vëllait të kryeministrit

Në disa qytete në Serbi, mbi 15 persona janë arrestuar sot në mëngjes, në suazat e hetimit për vjedhjen e identitetit të Andrej Vuçiq, vëllai i kryeministrit serb Aleksandar Vuçiq. Bëhet fjalë për hetimin e rastit ku, letërnjoftimi me të dhënat e Andrej Vuçiq është përdorur për regjistrimin e ndërmarrjes fantom “Asomakum”. Çështja për punën e kësaj ndërmarrje është ngritur vjeshtën...

Policia në Indi do të përdor dron me gaz lotsjellës në protesta

Policia në Luknau, qytet në pjesën veriore të Indisë përdor armë të re kundër protestave të dhunshme- bëhet fjalë për dronë me gaz lotsjellës. Jashavi Jadav, shefi i policisë në këtë qytet njoftoi se policët e tij kanë kryer fluturim të suksesshëm testues të dronëve, të cilat janë të siguruara që në mënyrë më efikase të kontrollohet masa. “Rezultatet janë mahnitëse....

Vdes një punëtor, bie nga kati i tetë i ndërtesës

Në lagjen “Aerodrom” në rrugën Pandel Shishkov, në afërsi të poliklinikës “Jane Sandanski” sot rreth orës 14 humbi jetn 36 vjeçari Ile Gj., i cili ka punuar në ndërtimin e ndërtesës. Ai ka humbur jetën pasi ka rënë nga kati i tetë.  Policia ka bërë hetimin në vendgjarje dhe trupi është dërguar në obduksion. Policia pas ngjarjes ka informuar inspektoratin e punës,...

Kuvendi votoi: Policia do të mund të përdor plumba gome

Deputetët dje në seancë parlamentare votuan ndryshimet në Ligjin e policisë, me të cilat lejohet përdorimi i plumbave të gomës në raste dhune në protesta dhe mbledhje publike. Ndryshimet, përveç përdorimin e plumbave të gomës, parashikojnë përdorimin edhe të paralizuesve elektrik dhe shok- bombave. Policia, me ndryshimet e reja të Ligjit, do të ketë autorizime t’i incizoj gjegjësisht të kryejë video-...

Francë: Goditet një police para rezidencës së presidentit Hollande

Pas sulmeve terroriste të një jave më parë në Francë, janë shtuar masat e ruajtjes së sigurisë dhe rendit. Një police është goditur mbrëmjen e së mërkurës teksa ruante pallatin presidencial francez. Sipas zyrës së Prokurorit të Parisit, incidenti i shënuar së fundmi në afërsi të pallatit presidencial “Elysee” nuk ka asnjë lidhje me sulmet terroriste të një jave...

Shqipëria kërkon qytetarët t’i denoncojnë të gjitha veprimet e dyshimtа

Autoritetet shqiptare dje apeluan deri tek qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë që të pengohet çfarëdo akti i krimit të organizuar. Ministri për punë të brendshme, Saimir Tahiri apeloi që qytetarët “mos t’i mbyllin sytë” para kërcënimeve, por menjëherë të njoftojnë policinë. Shërbimet e huaja të inteligjencës para pak kohe paralajmëruan se Shqipëria dhe Kosova janë caqe të mundshme të sulmeve...

Polica franceze akoma në përndjekje pas të dashurës së terroristit Kulibali

Policia franceze akoma në përndjekje të Hajat Budedijen, për shkak të pjesëmarrje në përleshjen në Monruzh, ku mbeti e vrarë një police.   Gazeta franceze “Parisien” informon se Bumedijen nuk është në mesin e personave që janë të vrarë ose të lënur në dramën e mbrëmshme në Paris.   Forcat e sigurimit të Francës, dje rreth orës 17, përfunduan përndjekjen e terroristëve, vëllezërit...

Më shumë se gjysma e qytetarëve të kënaqur nga puna e policisë

Më shumëse 50 % të qytetarëve janë të kënaqur nga puna e policisë, kurse 62, 2 % shënon besimi që qytetarët kanë respekt ndaj ruajtësve të rendit publik, tregon hulumtimi publik i mendimit publik për punën e policisë të cilën e bën në çdo 2 vite misioni i OSBE-së në vend, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme....

Petreski dhe bashkëpunëtorët hëngrën me miliona euro në biznese korruptuese

Hetimi i policisë për rastin “Ngjala”, siç informojnë nga MPB-ja, ka zbuluar rrjet të ndërlikuar korruptues të bizneseve, për të cilat të dyshuarit ish  prefekti i Ohrit,  bashkëpunëtorët e tij të afërm dhe drejtues të kompanive ndërtimore, të cilat kanë qenë të privilegjuara në procedurat e furnizimeve publike në Komunën e Ohrit. Sipas informacioneve të MPB-së, të dyshuarit në periudhën...