fbpx
Tag: Buxhet

tag: buxhet

Manastir: ‘Kodra e Artë’ u bë lagje e errët

Edhe pas pesë vitesh nga paralajmërimi i projektit të lagjes “Kodra e Artë” ku duhej të ndërtohej kompleksi më luksoz në Manastir me hacienda, ndërtesa, çerdhe dhe institucione tjera- ai vendbanim me qytetin është lidhur vetëm me rrugica të ngushta. Si dhe përse janë harxhuar 2.5 milionë euro nga paratë e manastirasve të cilat ishin të destinuara për ndërtim infrastrukture? I...

Tetovë: Etja dy-dekadëshe e tetovarëve për ujë

Si zgjohet kryetarja Teuta Arifi dhe si lahet pa ujë? Për kur premton se do ta zgjidhë, “njëherë e përgjithmonë” problemin e ujit? Të gjitha autoritetet lokale deri më tani kanë dështuar të sigurojnë ujë, dhe tani ka edhe problem tjetër – rrjeti i ujësjellësit në Tetovë shkatërrohet. Dy dekada, miliona euro nga qytetarët janë mbledhur për ujë të pa harxhuar,...

Vasilevë: Katër vite për katër kilometra! (VIDEO)

Katër vite me radhë rruga lokale Çanaklia- Nova Maallo e rajonit të Strumicës po planifikohet ndërsa paratë ndahen nga buxheti i komunës. Katër kilometra rrugë mbeti-katër kilometra maltretim i përditshëm për banorët e këtyre viseve të cilët asnjëherë nuk zbuluan ku dhe si çdo vit humbasin paratë e tyre? https://youtu.be/8eSyM98LA9Y?list=PL-MPj1Hyzyhy4eq3MxW4Wy4mymhCRF1OV

Prilep: Shtëpia e pleqve si Shtëpia e të burgosurve (Video – Kronikë)

Llogaria e bllokuar i la pa ngrohje, pa sasi të mjaftueshme ushqimi dhe kujdes 128 persona në Shtëpinë e pleqve të Prilepit. Të strehuarve të cilët edhe vetë paguajnë për shërbimet u kanosen vendime ekzekutive për pagesë të borxheve. Analizat tregojnë se në thelb Shtëpia e pleqve dhe dy vitet e fundit harxhoi më shumë se sa ka fituar,...

Zaev: Gruevski pranoi dështimin e politikave të tija ekonomike

Nikolla Gruevskoi edhe zyrtarisht pranoi dështim të plotë për të gjithë politikat e tij këto 10 vite. Politikat e tija shkatërruese dhe jo-fitimprurëse pa koncept të qartë ekonomik dhe vizioni për zhvillimin e shtetit sollën shtetin në gjendje që patjetër të merr borxh që të siguroj mjete, pensione dhe asistencë sociale, akuzoi numri një i LSDM-së, Zoran Zaev në...

Kuvendi votoi buxhetin për viti 2016

Kuvendi votoi buxhetin për vitin 2016-të Kuvendi i Republikës së Maqedonisë para mesnate e ka miratuar Buxhetin për vitin 2016, me 66 vota "pro", 28 "kundër" dhe pa abstenime. Me procedure të shkurtuar është miratuar edhe Ligji për ekzekutim të buxhetit për vitin 2016. Deputetët e opozitës votuan kundër sepse mendojnë se buxheti prej 3,2 miliardë eurove është më...

Stavrevski shpalosi propozim- buxhetin për vitin 2016-të para deputetëve

Ministri i financave, Zoran Stavrevski shpalosi propozim- buxhetin për vitin 2016-të para deputetëve në Kuvend. Ai pret vitin e ardhshëm të ketë shkallë më të lartë të stabilitetit politike, me çka do të krijohet klimë më e mirë për ekonominë, realizimin e investimeve që qytetarët më lehtë t’i marrin vendimet për shpenzime. Stavreski siç shpjegoi para deputetëve, pret rritje reale...

RTVM-ja prej sot nuk do të emitojë reklama qeveritare

"Radio Televizioni i Maqedonisë" që sot ndërpret publikimin e reklamave qeveritare dhe fushatave të financuara nga buxheti i Republikës së Maqedonisë, mëson "Meta". Sipas burimeve tona, të punësuarit e RTVM -së para një ore kanë marrë urdhër të mos lëshojnë reklama qeveritare  në intervalet kohore që për të deri më tani ishin paraparë për këtë qëllim. Ky vendim i RTVM-së  vjen...

Debati parlamentar për buxhetin është caktuar për 16 nëntor

Debati për buxhetin është caktuar për datën 16 nëntor më orën 12. “Qeveria dorëzoi propozimin shtesë për buxhetin për vitin 2016-të deri në Kuvendin e R. së Maqedonisë. Kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanovski thirri seancë të re plenare për 16 nëntor më orën 12” njoftuan nga kabineti i kryetarit të Parlamentit.

Deputetët pa debat miratuan buxhetin e Janevës

Deputetët në seancën e miratuan buxhetin e prokurores speciale publike Katica Janeva prej rreth 1 milion euro që të mund të punoj institucioni i saj. Ministri i financave Zoran Stavrevski, i cili ishte propozues i pikës, edhe pse ishte prezent në seancë, nuk tha kurrfarë arsyetimi, e as dikush nga deputetët u paraqitur për fjalë. Edhe pse mjetet janë miratuar,...

Buxheti i Janevës ngadalë po kalon nëpër komisionet e Kuvendit

Komisioni parlamentar për financim dhe buxhet pa debat dhe për vetëm disa minuta votuan dhe lëshuan në procedurë të mëtutjeshme propozim- buxhetin për punën e prokurores publike, Katica Janeva. Propozim- buxheti ishte pika e vetme në rendin e ditës  në seancën e 66-të të Komisionit ndërsa e shpalosi ministri i financave, Zoran Stavrevski. Në përputhje me planin financiar mjetet në vlerë...

LSDM: Me bregun e shtrenjtë, paratë e popullit do të përfundojnë në xhepat e dikujt

Koordinatori i grupit të këshilltarëve të LSDM-së në Ohër, Jovan Stojanoski akuzoi se në seancën e Këshillit të komunës Ohër, në mënyrë mjaft jo- transparente këshilltarët e VMRO DPMNE-së votuan “rishikim shkatërrues të buxhetit”. “Nga 67 milion denarët e projektuar në buxhet, ato në vend që të shkojnë për investime zhvillimore dhe kapitale, pjesa më e madhe prej tyre apo...

Më shumë se 200 amendamente në debatin për rishikim të buxhetit

Vazhdimin e tretë të debatit të amandamenteve për ribalancin e Buxhetit për vitin 2015 duhet ta mbajë sot Komisioni kuvendor për financim dhe buxhet. Vazhdimin e dytë i debatit Komisioni e mbajti të shtunën. Janë parashtruar mbi dyqind amandamente dhe atë nga grupi i deputetëve të PDSH-së dhe deputetja e pavarur ROza Topuzova karevska. Sipas zëvendëskryeminsitrit dhe ministër i Financave, Zoran...

Sot në Kuvend debatohet për ribalancin e buxhetit

Në Kuvend sot do të fillojë debati për ribalancin e propozuar të buxhetit për vitin 2015, që Qeveria e miratoi të premten. Në seancë të Komisionit amë për financim dhe buxhet sot në rendin e ditës është Propozimi për ndryshime dhe plotësime të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2015. Pas ribalancit të propozuar do të diskutojë edhe...

Parlamenti grek votoi buxhetin për vitin 2015

Mbrëmë vonë në Parlamentin grek u votua buxheti për vitin e ardhshëm. Buxheti është miratuar nga 155 deputetë të Demokracisë së Re, PASOK dhe një deputet i pavarur, ndërsa 134 deputetë kanë qenë kundër. Buxheti parasheh zvogëlim të papunësisë nga 24,8 në 22,6 % dhe rritje prej 2,9%. Deficiti buxhetor duhet të kufizohet në 0,2% nga prodhimi bruto. Kryeministri...