fbpx

Thaçi: Marrëveshja e Przhinos nuk do të realizohet

-

Kryetari i PDSH-së, z.Menduh Thaçi sot në selinë qendrore të partisë realizoi takim me Ambasadoren e OSBE-së në vend, znj.Marianne Berecz dhe me këshilltarin për çështje politike,  z.Seamus Taggart. Në takim është biseduar për situatën politike në vend, si dhe për zhvillimet në dialogun midis partive politike që lehtësohet nga SHBA dhe BE.

“Kam qenë i habitur kur i dëgjova 3 liderët e tre partive tjera që flitnin për marrëveshjen që u arit me 15 korrik, vet me vete u pyeta a e kam nënshkruar unë këtë marrëveshje, apo ndonjë marrëveshje tjetër. Të tre bashkërisht gënjenin secili në mënyrën e vet. Por normalisht unë jam i zgjedhur dhe i nominuar që më tepër të merrem me këtë që është shqiptarët dhe i paraqiti opinionit si të arritura të mëdha të tija dhe të partisë që ai drejton BDI-së, çështjen e marrëveshjes së 15 korrikut. Fillimisht dua t’ju them se z.Ahmeti në të gjitha takimet e liderëve gojën nuk e ka çelur, figurativisht në takimin e katërt unë i kam thënë para se e u nënshkrua dokumenti- tha Thaçi.

Lideri i PDSH-së deklaroi  se edhe pse nuk beson në zbatimin e marrëveshjes së firmosur në Przhino, megjithatë do të angazhohet deputetët e PDSH-së të kontribuojnë që të realizohet kjo në praktikë.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.