fbpx

Mediumet botërore për protestat anti qeveritare në Maqedoni

-

Protestuesit maqedonas kërkojnë dorëheqje nga Qeveria, përleshje me policinë”, të paktën 19 të lënduar në protestat anti qeveritare në Maqedoni, “policia përleshet me protestuesit maqedonas gjatë krizës anti-qeveritare” janë vetëm një pjesë e titujve që dolën nëpër mediumet botërore, që transmetojnë të dhëna nga “Asociated Press”, “AFP” dhe “Reuters”.

Mediumet e huaja njoftojnë se 19 persona janë lënduar në protestat e dhunshme që filluan pas publikimit të djeshëm të “bombës” së liderit opozitar, Zoran Zaev, që tregon se zyrtarë të lartë kanë tentuar të fshehin vrasjen e Martin Neshkovskit 22 vjeçar.

Në tekst thuhet se kriza politike është prej janarit pasi pushteti ngriti padi kundër Zoran Zaevit dhe kundër katër personave tjerë për spiunim dhe dhunë ndaj zyrtarëve qeveritarë.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.