fbpx

Liderët botërorë do të marrin pjesë në marshin e paqes në Paris

-

 

Më shumë se 40 shefa të shteteve, të qeverive dhe përfaqësuesve të tyre të lartë sot do ti bashkëngjiten presidentit të Francës Fransua Oland në marshin e Parizit, i cili organizohet me rastin vrasjes së 17 vetëve në sulmet terroriste të cilat filluan me masakrën në revistën satirike “Charlie Hebdo”. Në ftesën e Presidentit Fransoa Oland për pjesëmarrje në protestën paqësore antiterroriste u përgjigjën përfaqësuesit më të lartë të Unionit Evropian, dhe liderët e vendeve evropiane. Ne marshin e solidaritetit do të marrin pjesë Kancelarja gjermane Angella Merkel, si dhe Kryeministrat, i Spanjës, Britanisë së Madhe, Turqisë dhe Italisë, Mariano Rahoj, Dejvid Kameron, Ahmed Davutoglu dhe mate Renzi, si dhe Ministri rus për punë të jashtme Sergej llavrov, i cili do ta udhëheq delegacionin nga Rusia. Mbështetje për Francën do të shprehin dhe Kryeministri Izraelit Benjamin Netanjahu, si dhe presidenti palestinez Mahmud Abaz. Pranë liderëve politik nga e gjithë Evropa, ë ftesën e presidentit francez u përgjigjën dhe Kryetarët e Komisionit Evropian, Zhan Klod Junker, të këshillit të Evropës Donalld Tusk, dhe ai i Parlamentit Evropjan Martin Shullc, si dhe përfaqësuesja e lartë për politikë sigurie në UE, Federika Mogerini. Kryeministri francez Manuell Vallas deklaroi dje se nuk ka dyshim që me milionë qytetarë do të dalin rrugëve që ta shprehin dashurinë e tyre ndaj lirisë dhe vëllazërisë. Më Sham se 5 500 polic dhe ushtarë do të jenë të angazhuar për sigurimin e marshit të solidaritetit në Paris, deklaroi Ministri i punëve të brendshme i Francës, Bernar Kaznev.

Трасата по која ќе се одвива Маршот на солидарноста
Трасата по која ќе се одвива маршот

Trasa nëpërmes së cilës do të zhvillohet marshi do ta sigurojnë rreth 2200 përfaqësues të trupave të sigurimit, dhe do të jenë të radhitur gjatë gjithë trasës ku do të parakalojnë marshuesit, i cili do të filloi nga sheshi historik i Revolucionit, dhe do të mbaroi në sheshin e Kombit në qendër të Kryeqytetit të Francës. Trupa plotësuese do të ketë të vendosura rreth 2000 polic dhe 1350 ushtarë nëpër rrugë e qytetit të dritës, posaçërisht para mediave, objekteve fetare, ndërtesat publike dhe misionet e diplomatike, theksoi Kaznev. Snajperisët nga forcat elite do të jenë të radhitur nëpër pullazet gjatë gjithë trasës ku do të zhvillohet marshi. Pustetat do të jenë të kontrolluara paraprakisht, shtoj ministri Kaznev theksoi se posaçërisht do të përcillen mjetet e trafikut publik si dhe metroja.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.