fbpx

Gjykata zhbllokoi llogaritë e “Makpetrol”

-

Janë zhbllokuar llogaritë e Makpetrol dhe Oilko. Llogaritë e tyre u bllokuan nga ana e Gjykatës themelore Shkupi 1 me kërkesë të prokurorisë me datë 14 të këtij muaji, për shkak të padive penale kundër menaxhuesve të Makpetrol. Në deklaratën e gjykatës thuhet:

“Pasi nga ana e Prokurorisë publike Shkup në tërësi i ofruan prova që tregojnë në nevojën e patjetërsueshme për zhbllokimin e llogarive, vendimi është ndryshuar me që është refuzuar propozimi i Prokurorisë publike Shkup për ngrirjen e mjeteve dhe solli vendim i cili i obligon bankat të ndërpresin zbatimin e masës nga vendimi i gjykatës. Gjykatësi nga procedura paraprake, duke vepruar sipas propozimit për ndjekjen e qarkullimit pagesor dhe transaksionin e llogarive të subjektit juridik Makpetrol SH.A dhe subjektit juridik OILKO KDA Shkup, e dorëzuar më 18.08.2015 e miratoi propozimin, gjegjësisht me vendim urdhëroi institucionet financiare përkohësisht ta ndjekin qarkullimin pagesor dhe transaksionet e llogarive të subjekteve juridike Makpetrol SH.A Shkup dhe OILKO KDA”, thuhet në deklaratën nga Gjykata themelore Shkupi 1.

Gjykatësi me procedurë të mëparshme me vendim obligoi institucionet financiare në kohë të ndjekin qarkullimin pagesor dhe transaksionet e llogarive të subjekteve juridike “Makpetrol” dhe “Oilko”.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.