fbpx

“Plenumi studentor”: Sa më shumë që jemi aq më vështirë për të na anashkaluar

-

“Më 10 dhjetor,  që është edhe Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut, ju ftojmë në marrshin e dytë studentor kundër reformave të pamenduara mirë në arsimin e lartë.Marrshi studentor do të mbahet më 10 dhjetor 2014, e mërkurë, me fillim në ora 12. Për vend takimi është caktuar oborri i Universitetit “Sh. Kirili dhe Metodi” thuhet në kumtesën e  “Plenumit studentor”.

“Marrshi është i domosdoshëm dhe duhet të jemi në rrugë, në kohëra kur institucionet janë të shurdhra. Në kohëra kur strukturat e fuqive filluan të brengosen për interesat e tyre, në vend të interesave tona, kur autoritetet refuzojnë të flasin me ne, kur revoltës i përgjigjen me heshtje, jo vetëm që kemi të drejtë legjitime, por kemi edhe detyrë të pashmangshme të reagojmë. Në kohëra të këtilla, keni të drejtë, kryeministër, puna jonë është të protestojmë. Koha është përsëri ta fitojmë lirinë, ta thyejmë heshtjen, të tregojmë pakënaqësinë. Koha është të mënjanojmë politikën prej shtabeve dhe ta nxjerrim në rrugë. Politika nuk i takon vetëm partive dhe librezave, politika na takon edhe neve, i takon shoqërisë” thuhet në kumtesë.

Ata thonë se marrshi është përtej kombëtar, përtej etnik, përtej religjioz, përtej partiak dhe apelojnë të jetë i qetë dhe të mos ketë  simbole partiake.

“Plenumi studentor” konstaton se arsimimi është pishtar i shoqërisë që bartet nga njëra  gjeneratë në tjetrën dhe kjo i prek të gjithë.

“Prandaj o qytetarë: Bashkëngjituni! Në marrsh thërrasim secili të marshojë si individ – e lejuar është vetëm libreza e vetme e rëndësishme – indeksi! Studentë, sillni indekset! Dhe ta dini këtë: sa më shumë që jemi, aq më vështirë e kanë të na anashkalojnë!” thuhet në  kumtesë

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.