fbpx

Studentët porositën: Parti s’kemi, vetëm indeks kemi

-

Sot paradite më shumë se një mijë studentë u tubuan para Universitetit “Sh. Kirili dhe Metodi” ku në Ditën Ndërkombëtare të Studentëve nisën marshimin me moton “Së bashku kundër testimit ekstern në fakultete”, organizuar nga “Plenumi studentor”. Studentët kishin parulla me mbishkrimet “Eksterni, Titaniku i arsimit të lartë”, “Aktivizohu, realizohu, bëhu student”, “Unë jam më shumë se numër”.
– Prezantohem vetëm si student dhe në duar e mbaj librezën e vetme të cilën e kam dhe që quhet indeks. “Plenumi studentor” ka qëllim të shpreh revoltën e tij kundër pasivitetit të institucioneve kompetenteve. Për marshimin e sotëm, shkas është paralajmërimi për testim ekstern nga Ministria e Arsimit, me të cilin ndërhynë në autonominë e universitetit- thotë një student, pjesëtar i organizatës.
Me parullat “Jo për eksternin”, “Parti s’kemi, vetëm indeks kemi”, “Mjaft ishte heshtja”, “PSUKM bandë nën komandën partiake”, studentë e vazhduan protestën përpara Qeverisë së Maqedonisë, selinë e Parlamentit të Studentëve dhe përpara Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

“Facebook” komentet në lidhje me protestat mund ti lexoni këtu.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.