fbpx

Studentët votojnë pa paravane dhe pa listë të zgjedhësve

-

Pa paravane, pa listë të zgjedhësve dhe në kuti të mbështjellë me fleta anash po mbahet votimi i sotëm për përzgjedhjen e kryetarit të Parlamentit studentor të Fakultetit Juridik.

Anëtarët e komisionit zgjedhor disa studentëve që votuan, nuk u vendosën vulë, e as që nga ana tjetër, deshën të tregojnë sa është pjesëmarrja e deritanishme në votim.

– Për këto çështje ne nuk jemi kompetentë duhet t’i drejtoheni UQM-së – shpreheshin nga komisioni zgjedhor.

Në votimin ishin të pranishëm edhe anëtarët e “Plenumit studentor” të cilat nga komisioni zgjedhor kërkuan përgjigje se pse lejojnë që të mbahen zgjedhje të parregullta. Votimi bëhet publikisht dhe secili mund të shikojë se çfarë rrethojnë në fletëvotimet.

Sot për zgjedhjen e kryetarit të Parlamentit Studentor votoi edhe avokatja mbrojtëse e studentëve Vaska Bojaxhi, e cila luti mediat që të mos e regjistrojnë derisa voton. Ajo vlerësoi se zgjedhjet mbahen në atmosferë të qetë dhe se nëse disa studentë konsiderojnë se u janë shkelur të drejtat t’i drejtohen asaj.

Pasi që disa anëtarë të “Plenumit studentor” i thanë se kanë tentuar ta kontaktojnë, dhe se ajo nuk përgjigjet, avokatja mbrojtëse propozoi që t’i drejtohen me shkrim.

Anëtarët e “Plenumit studentor” kontestojnë votimin dhe shprehen se nuk është përmbushur asnjë kusht ligjor.

Atmosferë të ngjashme ka edhe në Fakultetin Filozofik. Atje ka paravan për votim të fshehtë, por jo edhe për studentët e Fakultetit Filologjik, ndërsa edhe atje, njëjtë si edhe në Fakultetin Juridik, dy kutitë votuese janë ngjitur me fleta të bardha.

Studentët që deshën të votojnë nuk mund të kontrollojnë nëse janë në listën e zgjedhësve për shkak se anëtarët e komisioneve zgjedhore nuk deshën t’i tregojnë listat.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.