fbpx

Qindra qytetarë marshuan për më shumë tolerancë

-

Ma masa të sigurisë së lartë policore sot në mesditë u mbajt marshi tradicional “Marshi i tolerancës” me organizim të Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut dhe organizatës joqeveritare “Civil”. Disa dhjetëra pjesëmarrës të marshit 5 më 12 u mblodhën para Muzeut të qytetit të Shkupit dhe nëpër rrugën “Maqedonia” marshuan në drejtim të godinës së Qeverisë, dhe pastaj nëpër urën “Goce Delçev” u nisën para hyrjes së Universitetit të Evropës Juglindore.
Kryetarja e Komitetit të Helsinkit Uranija Pirovska tha se jemi dëshmitar të rritjes së urrejtjes ndaj të gjithë atyre që me karakteristikat e tyre dallojnë nga shumica në Republikën e Maqedonisë.
– Ditën e sotshme ua përkushtojmë të gjitha viktimave të cilat me dallimin e tyre janë viktima të veprave të kryera nga urrejtja. Duam të kujtojmë se Republika e Maqedonisë është shtet, i cili duhet të krenohet për dallimet që ka. Sot do të marshojmë edhe njëherë, të shprehim revoltin tonë për atë që po na ndodh dhe të kujtojmë se në këtë vend duhet të mbizotërojë dashuria e jo urrejtja- tha Pirovska.
Xhabir Deralla nga OJQ-ja “Civil” theksoi se kjo ditë nga Kombet e Bashkuara është shpallur Dita Ndërkombëtare e Tolerancës, dhe është detyrim që çdo qeveri në këtë ditë të jep llogari për atë që ka bërë për dekurajimin e gjuhës së urrejtjes, jotolerancës dhe dhunës ndaj të ndryshmëve.
– Sjellja e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë viteve të fundit është e papranueshme, e cila është përplot me politika dhe praktika të cilat pos obligimit të dekurajojnë dhe të sanksionojnë dhunën dhe jotolerancën, ata e bëjnë të kundërtën. Qeveria viteve të fundit praktikon jotolerancën, promovon urrejtje kundër të ndryshmëve dhe nuk i ndëshkon të gjithë ata që kryejnë vepra penale nga urrejtja. Kjo është e papranueshme dhe sot duam të kujtojmë se sjellja e atillë është akt krimi- deklaroi Deralla.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.