fbpx

Odat ekonomike paralajmërojnë: Nëse nuk zgjidhet kriza, shkojnë në bankrot

-

Nëse shpenzoni dhe nuk shtoni, nëse nuk ka investime dhe prodhimtari të ri, nuk ka mundësi për kredi dhe burime të financimit, atëherë nuk përjashtohet asgjë madje edhe bankroti, kjo u tha në konferencën për shtyp, që u mbajt menjëherë pas realizimit të një takimi të përbashkët me përfaqësuesit e gjithë Odave relevante në vend, në të cilin takim, u konstatuan qëndrimet e unifikuara rreth situatës aktuale, masave të cilat së shpejti do të propozohen bashkërisht nga të gjithë Odat Ekonomike, për zgjidhjen dhe lehtësimin e gjendjes ekonomike dhe politike në vend.

Qëndrimi i tyre i përbashkët është që sa më shpejtë të normalizohet kriza politike dhe ekonomike që të evitohen skenarë famëkeq. Ata shtuan se më të goditur nga kriza janë investimet, turizmi, por edhe pasiguria nga ardhja e mërgimtarëve.

“Pa dyshim se gjendja e rëndë politike në vend, ka ndikim negativ ne ekonomi edhe atë: në investimet e huaja dhe vendore, në sektorin e turzimit dhe zvogëlimit të mundshëm të numrit të turistëve që paralajmërohet të qëndrojnë në vendin tonë, për shkaqe sigurie rrezikohet dhe kthimi i mërgimtarëve tanë në periudhën e verës, e që janë stimul i veçantë për rritjen e konsumit të përgjithshëm në Maqedoni, si dhe në mënyrë shtesë dhe rreziku nga zvogëlimi i depozitëve të tyre, që në masë të madhe kontribojnë për stabilitetin makroekonomik të vendit dhe sigurojnë stabilitet të një pjesë të rezervave devizore, gjithnjë e më pak atraktiv bëhen eksportuesit tanë, prodhimet e të cilëve përfundojnë në tregjet e vendeve fqinje”- tha Menderes Kuçi.

Nëse shpenzoni dhe nuk shtoni, nëse nuk ka investime dhe prodhimtari të ri, nuk ka mundësi për kredi dhe burime të financimit, nëse nuk ka eksport dhe import, atëherë mund të ndodh çdo gjë. Pa investime s’ka zhvillim dhe rritje të PBV-së dhe gjithashtu nuk do të mund të realizohen masat për punësime të reja.

“Për investitorët e huaj është me rëndësi siguria, ata nuk duan kaos. Duan prej përpara ligje të njohura dhe legjislativë në bazë të cilës do t’i planifikojnë aktivitetet e tyre që të hapin profit. Është e mundshme në kushte të tilla ta tërheqin kapitalin e tyre- shtoi Kuçi.

Së shpejti Odat do të dalin me propozime- masa deri tek institucionet në shtet, të cilat duhet të marrin masa që mos të ndodh kjo që u paralajmërua.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.