fbpx

Stavreski: “Ne harxhojmë për çokollatë a s’ kemi bukë të hamë”

-

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev në konferencën e sotme për shtyp publikoi audio- regjistrimet të bisedave për shpenzim parash dhe shpenzime të buxhetit. Ai tha se këto janë pohime drejtpërdrejt nga ministri i financave, Zoran Stavreski dhe ministrja e brendshme, Gordana Jankullovska.Në bisedë dëgjohet se si Stavrevski në mënyrë të pahijshme i karakterizon kolegët e tij ministra, kryetarët e komunave dhe funksionarë të pushtetit.-Kjo është bërë me urdhër nga një person, nga kryeministri Nikolla Gruevski- deklaroi Zaev.Ai gjithashtu theksoi se bisedat janë bërë lidhur me rishikimin e buxhetit për vitin 2012-të dhe miratimin e buxhetit për vitin 2013-të.Në katër audio regjistrimet e para, bisedat mes Stavreskit dhe Jankulloskës kanë të bëjnë me para të shpenzuara pa kurrfarë qëllimi. Stavreski ankohet se si janë shpenzuar të holla për gjëra megalomane ndërsa Jankulloska se nuk ka mjaft para dhe i propozon Stavreskit që t’i shkurtojë rrogat.Jankullovska flet edhe për gjendjen në komunën Qendër dhe për tejkalimin e autorizimeve të policisë. Ajo pranon se “policët flenë në krevate prej hekuri dhe mbulohen me qebe në të cilat shkruan APJ” si dhe vazhdimisht merr kërcënime nga EVN për fatura të papaguara”.Në audio regjistrimin e radhës që sot e publikoi Zaev, është regjistruar bisedë me Stavreskit dhe Jankulloskës të cilët flasin rreth kryetarit të Manastirit, Vlladimir Talevskit dhe për krimin e tij lidhur me transportin e nxënësve. Në një pjesë të regjistrimit dëgjohet se si Stavrevski për Taleskin thotë:”Bastardi në vend që të mbuloj krimin, kërkoj përmes BNJVL-së ne t’ia mbulojmë borxhet. Bastardi luan fëlliqur. Ai, lëre që është i paaftë dhe kriminel i kulluar, por edhe aktor perfid si dhe bën blof…”Në një audio regjistrim tjetër, sipas liderit të LSDM-së, dëgjohet biseda e dy ministrave për drejtoren e Lotarisë së Maqedonisë dhe për mesazhet që Stavrevski i ka pranuar nga Gruevski për këtë skandal.

Jankullovska në një moment thotë :”Kur shoh kështu, këtë termin e përdorin “komunjarët”- i krisur. Ja çfarë është ai”.

Në audio regjistrimin e fundit, pohon Zaev, Stavrevski në bisedën me Jankullovskën pranon për borxhet dhe për huamarrjet e paarsyeshme.

Dy audio regjistrime që u publikuan në konferencën e sotme për shtyp, sipas Zaev, janë biseda mes Jankullovskës dhe Stavrevskit për problemet që i kanë.

“Mirë, bre Gorde. Më thuaj, a jam unë jonormal apo nuk di më çfarë të mendoj”…dëgjohet në një nga audio regjistrimet e publikuara.

“Më dërgoi mesazh që të bëjmë gjëra kundër- ligjore. Më vinte t’ia përplas telefonin për koke”, i thotë Stavrevski Jankullovskës në incizim.

Në një bisedë tjetër, Stavreski shpjegon për takimin e Gruevskit dhe ambasadorit të BE-së në Maqedoni, Aivo Orav dhe e quan euro- ambasadorin me fjalë të pahijshme.

Në përgjigjet e pyetjeve të gazetarëve, në lidhje me rastet siç është vrasje në Smilkovcë dhe Harun Aliu, Zaev tha se “nuk posedon informacione për vrasje të porositura”, por se ka materiale për vrasje.

Ai porositi opinionin që të jetë i durueshëm sepse e tërë e vërteta do të publikohet hap pas hapi.

Zaev shton se do të publikojnë çdo gjë që posedojnë, sepse, siç tha, “me njerëz të tillë, nëse diçka fshehim, këtë e ka Mijallkovi dhe do ta kthejnë kundër nesh”.

Në pyetjen se çfarë epilogu pret, Zaev u përgjigje se kjo është kriza më e madhe politike që nga pavarësia e Maqedonisë, por shprehu shpresë se Gruevski “nuk do të bëj ndonjë telash”, duke aluduar në njoftimin e Komitetit Qendrorë të VMRO DPMNE-së. Zaev për fund tha se po i vije “fundi i këtij regjimi dhe kësaj diktature” dhe se “as që do të ketë e as që pret zgjidhje juridike të kësaj krize”.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.