fbpx

Stavreski: Kapitali në zonën financiare do të vijë nga burim i sigurt

-

Në zonën ndërkombëtare financiare të Maqedonisë çdo kapital do të vijë nga burime të verifikuara. Rregullorja duhet të përmbyllet në kuartalin e parë vitin vijues, ndërsa që zona të funksionojë verën e 2015. Kompanitë e para apo shoqata financiare pritet të fillojnë me punë në zonën financiare maqedonase më 2016.

Këtë e theksoi zëvendëskryeministri maqedonas dhe ministër i financave Zoran Stavreski, në emisionin debativ të “Televizionit të Maqedonisë”.

Siç potencon Stavreski, zonat financiare assesi nuk janë destinuar për tërheqje të kapitalit të paidentifikuar dhe të papastër.

-Përkundrazi, asnjë ofshore-zonë nuk parashihet të formohet. Parashihet të formohet zonë në të cilën çdo kapital do të vijë nga burim i verifikuar, nga bankë me renome në botë dhe do të aplikohen të gjitha rregullat që vlejnë për verifikim të mjeteve në funksion të parandalimit të derdhjes së kapitalit i cili është nga burime të pa verifikuara. Domethënë, kompetencat e Policisë financiare të Drejtorisë së të hyrave publike, të të gjithë atyre që tashmë kanë kompetenca në ndjekjen e rrjedhave financiare do të jenë edhe në kuadër të zonës-theksoi Stavreski.

Brenda zonës, sqaroi  zëvendëskryeministri është me rëndësi të ketë rregullore që do të jetë tërheqëse dhe e njohur për investitorët sepse shoqatat financiare janë tejet të ndjeshme dhe kërkojnë diç që është e njohur. Në këtë drejtim, sipas Stavreskit, do të verifikohen edhe njëherë praktikat më të mira në botë.

-Do të marrim pjesë nga e drejta angleze, domethënë bazën anglosaksone për ligjet bazike për zgjidhje të kontesteve në mes të ndërmarrjeve në kuadër të zonës dhe ngjashëm, rregullorja për fondet investuese nga Luksemburgu është e mirë, do ta përsosim me shembuj të tjerë të mirë dhe në këtë mënyrë do të krijojmë një rregullore  të vetme, që do të vlejë për zonën financiare maqedonase me cilën do të mundet që shoqatat e jashtme financiare më lehtë të njohin, të shohin se është e atillë që u mundëson mbrojtje nga rreziku jokomercial dhe ua siguron të gjitha të drejtat ql i kanë në vendet e zhvilluara, po nga ana tjetër shpenzimet i kanë më të ulëta-thotë Stavreski.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.