Projekti “Bli shtëpi, bli banesë” arriti thuajse efekt shumë të dukshëm në pjesën e krijimit të konkurrencës dhe në pjesën për uljen e normave të interesit për kredi banesore, vlerësoi sot zëvendës kryeministri dhe ministri i financave, Zoran Stavreski.

Ai theksoi se normat e interesit për kreditë banesore janë më të ulëta në histori dhe rreth 3 për qind, dhe kjo është mundësi e mirë që çdo qytetar të zgjidh çështjen e vendbanimit.

Bankat, duke pasur parasysh normat e interesit nëpërmjet projektit “Bli shtëpi, bli banesë” kanë të ulëta, më pak se katër përlind, bënë uljen e normave të interesit që të munden edhe me mjetet personale të japin kredi banesore. Norma e interesit për këto kredi ka ardhur në nivelin më të ulët  historik