fbpx

Stavrevski shpalosi propozim- buxhetin për vitin 2016-të para deputetëve

-

Ministri i financave, Zoran Stavrevski shpalosi propozim- buxhetin për vitin 2016-të para deputetëve në Kuvend. Ai pret vitin e ardhshëm të ketë shkallë më të lartë të stabilitetit politike, me çka do të krijohet klimë më e mirë për ekonominë, realizimin e investimeve që qytetarët më lehtë t’i marrin vendimet për shpenzime.

Stavreski siç shpjegoi para deputetëve, pret rritje reale të PBV-së prej 4%. Rritja e ekonomisë vendore, sipas ministrit të financave, do të ndihmohet nga realizimi i projekteve në infrastrukturë, mbështetjes së kompanive përmes kredive të lira dhe rritjen e investimeve të huaja.

“Karakteristika elementare e buxhetit për vitin 2016-të është fillimi i procesit të konsolidimit fiskal, që do të thotë se përmes strategjisë fiskale në tre vitet e ardhshëm do të kemi ulje të deficitit buxhetor dhe mbajtjen në nivel të borxhit publik. Deficiti buxhetor për vitin e ardhshëm do të jetë 3,2% nga PBV, në vitin 2017 2,9% dhe 2,6% në vitin 2018-të” theksoi Stavreski.

Ai tha se eksporti do të rritet për 8,1% ndërsa importi për 6,8%.

“Presim nivel të lartë të bruto- investimeve. Presim vitin tjetër të kemi sektor stabil monetar, stabilitet të çmimeve dhe kursit devizor. Deficiti i bilancit rrjedhës pagesor do të sillet prej 1 deri 1,5% dhe do të ketë nivel stabil të rezervave devizore prej 4%” shtoi Stavreski.

Sipas tij, buxheti është kombinim i komponentit zhvillimor dhe social. Ai theksoi se investimet kapitale janë në nivelin më të lartë historik, por ka edhe më shumë mjete për mbështetjen e kategorisë së rrezikuar sociale dhe pensionistëve.

Për vitin e ardhshëm, pagesa e transferimeve sociale do të jetë më e madhe për 5%.

Në buxhet janë paraparë më shumë mjete për mbrojtje shëndetësore, rreth 25 miliard denarë. Për mbështetjen e zhvillimit rajonal, janë paraparë 25.578 milion denarë, që është për 15% më shumë se vitin i kaluar.

Për infrastrukturën rrugore gjegjësisht për Korridorin 10, janë paraparë 2.579 milion denarë, 12.384 milion denarë për ndërtimin e dhjetëra akseve rrugore ndërsa për infrastrukturën hekurudhore janë paraparë 2.200 milion denarë.

Për fazën e dytë të sistemit nacional të gazifikimit, janë paraparë 35 milion euro.

Deficiti i planifikuar është 3,2% dhe, sipas Stavreskit, do të financohet nga burimet vendore dhe të huaja gjegjësisht përmes euro- obligacionit dhe letrave me vlerë.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.