Nxënësit e disa shkollave të mesme të Shkupit, përmes marshit kërkuan të ndalet testimi ekstern dhe matematika të mos jetë lëndë e patjetërsueshme e maturës shtetërore. “Plenumi i shkollave të mesme” marshin e filluan prej Parkut të qytetit, kurse duke brohoritur “Jo për matematikë”, “Nëpërmejt provimit të maturës” dhe “Ne jemi ardhmëria” nxënësit e shkollave të mesme u nisën kah Ministria e Arsimit dhe Shkencës, ku e përfunduan protestën.
–Prezenca jonë këtu tregon se ne nuk jemi dikush që mund ta injorojnë dhe manipulojnë. Tregon që jemi të guximshëm, të fortë dhe të bashkuar, tregon që jemi të fuqishëm. Tregon që ne nuk ju frikohemi, tregon se i themi “jo” reformave tuaja të këqija në arsim – tha nxënësja e shkollës së mesme Evgenia Janakievska para MASh-it.
Në marshin e parë të “Plenumit të shkollave të mesme”, nxënësit e shkollave të mesme presin t’ju përgjigjen kërkesave të tyre prej MASH-it dhe prej Byrosë për zhvillimin e arsimit. MASh më herët e refuzoi kërkesën e nxënësve të shkollave të mesme që matematika të mos jetë lëndë e patjetërsueshme për provimin e maturës.
–Së pari bëmë kërkesë që matematika të mos jetë lëndë e patjetërsueshme e maturës shtetërore dhe kërkesën na e refuzuan. Javën e kaluar kërkuam që të lihet pauzë testimi ekstern, për çka ende nuk kemi përgjigje. Testimi ekstern tash më disa vite nuk po jep rezultat pozitive dhe janë dorëzuar një numër i madh i ankesave. Gjithashtu, gjatë vetë notimit të nxënësve ka më shumë faza të zhvillimit, ndërsa testimi ekstern e plotëson vetëm fazën e të mbajturit mend. Ky është marshi i parë i “Plenumit të shkollave të mesme” ku presim përgjigje edhe pre MASH-it edhe prej Byrosë për zhvillimin e arsimit. Përderisa nuk na japin përgjigje ne si plenum do të bisedojmë dhe do të vendosim se çfarë do të jetë më e mirë ta bëjmë në vijim. Këtu nuk u tubuam për shkaqe të panjohura, ne disa herë thamë që reformat e këtilla nuk po japin rezultate pozitive. Përderisa duam të kemi shoqëri të zhvilluar, duhet të investojmë në arsim dhe në fillimin e jo në fundin – tha gjimnazistja Monika Pesheska prej gjimnazit “Rade Jovçeviq – Korçagin”.