fbpx

Matura do të jepet, arsimit do të bojkotohet, para MASh-it do të protestohet

-

Maturantët që protestojnë dhe bojkotojnë mësimin do t’i plotësojnë paraqitjet për maturë shtetërore, por nuk do ta ndërpresin bojkotin e arsimit. Ata thonë se paraqitjen i firmosin nga aspekti teknik, thjesht formal, por qëndrojnë në kërkesat sepse nuk është arritur kompromis me kompetentët.

Për tre ditët e ardhshme paralajmëruan protesta që do të fillojnë më orën 17 para MASh-it.

“Firmosja e paraqitjeve nuk do të thotë se heqim dorë nga lufta jonë. Përkundrazi, ne maturantët nëse i firmosim këto paraqitje do të thotë se për dallim nga Ministria e arsimit jemi të arsyeshëm dhe duam të japim maturën shtetërore në kohë dhe duam të jemi qytetar akademik që do të kenë sukses në shtetin e tyre. Ne kishim dy kërkesa që janë të vazhdueshme, të kuptueshme dhe të arsyeshme. Me këtë firmosje ne nuk dorëzohemi, nuk i lëmë nxënësit më të vegjël, por do të firmosim sepse duam në kohë të mbarojmë vitin shkollor dhe kujdesemi për arsimin tonë. Por, do të qëndrojmë këtu, bojkoti do të vazhdoj dhe të gjithë gjeneratat do të jemi të bashkuar derisa të mos e fitojmë luftën tonë për arsim më të mirë. Fakti që gati 25 ditë nuk jemi në shkollë fajin për këtë e ka MASh sepse ne ishim në gjendje të ketë bisedime që nga marshi i parë i shkollave të mesme. Ne nuk e duam këtë, por zgjidhje të tillë ata na lanë” thotë nxënësja e shkollës së mesme, Kalina Preliq.

Nga Plenumi i nxënësve së shkollave të mesme thonë se nëpër shkolla kanë ardhur civil që janë prezantuar si inspektorë pa legjitimacion, që sipas nxënësve të shkollave të mesme, kanë tentuar t’i frikësojnë nxënësit me gjoba në të holla prej 2000 euro dhe kanë tentuar të marrin të dhëna personale siç është numri amë, emri dhe mbiemri, adresë dhe profesionin e prindërve të tyre. Por, nxënësit e shkollave të mesme thonë se nuk do të bëhen pre e presioneve dhe se këto kërcënime vetëm i motivojnë që të jenë më të bashkuar.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.