Plenumi i nxënësve të shkollave të mesme mban marsh protestues në Shkup me kërkesë të ndryshohet testimi ekstern dhe plenumi të përfshihet në përgatitjen e konceptit të ri për dhënien e maturës shtetërore. Kërkojnë modeli i ri i maturës shtetërore të vlejë për gjeneratat e ardhshme të shkollave të mesme, ndërsa të gjtihë që tani janë në arsimin e mesëm atë provim përfundimtar ta kalojnë si dhe nxënësit në vitet e fundit.
“Takimi i vetëm mes ekipet negociatore të “Plenumit të shkollave të mesme” dhe Ministrisë së arsimit ishte vitin e kaluar, gjatë kampit të shkollave të mesme. Do të shkojmë para MASH t’i përkujtojmë për kërkesat tona. Do të mbajmë protesta derisa të na pranojnë në takim. Nuk përjashtohet edhe bojkotimi i procesit arsimor si vitin e kaluar” thotë Nikolla Krtevski nga “Plenumi i shkollave të mesme”.
Nxënësit e shkollave të mesme të cilët marrin pjesë në protestë u nisën nga Parku i qytetit dhe arritën para Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, ku kërkojnë takim me ministrin dikasterial Abdilaqim Ademi që të bisedojnë për reformat pranuese në arsim. Në të kundërtën paralajmëruan masa më radikale. Ato thonë se me ministrin Ademi nuk kanë pasur takim nga fundi i vitit të kaluar shkollor ku përballë MASH ishte vendosur kampi i tyre protestues.