fbpx

Ahmeti: Brukseli të delegojë ekip politike të ekspertëve në shtet

-

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti sot në ambasadën e Gjermanisë në Shkup u takua me delegacionin e grupit parlamentarë për bashkëpunim me Evropën Juglindore në Bundeshtag,  i udhëhequr nga i dërguari Petar Uajs si dhe nga ambasadorja Kristin Alt’hauzer.

Ahmeti në takim ka theksuar se “vendi i LSDM-së është në Kuvend, ku do të gjejnë partner tek BDI” dhe se pas publikimit të rastit “Puçi” Brukseli sa më shpejtë duhet të delegojë ekip të fuqishëm politik dhe të ekspertëve në vend.

Siç thuhet në njoftimin e partisë, deputetët gjerman  kanë qenë të interesuar për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, raportet ndëretnike, çështjen e emrit, dialogun politik si dhe rastin e përgjimeve.

Lideri i BDI-së në takim ka kërkuar angazhimin e Gjermanisë për takim të përbashkët të kryeministrit maqedonas dhe grek për tejkalimin e problemit të emrit.

-Ahmeti theksoi se Maqedoninë e pret shumë punë lidhur me sundimin e të së drejtës, luftës kundër korrupsionit, lirisë së mediumeve etj, por edhe pse i ka përmbushur këto kushte, pa zgjidhjen e kontestit me Greqinë, nuk do të anëtarësohet në NATO e as të fillojë bisedime me BE-në. Për këtë, roli i Gjermanisë filloi me Konferencën në Berlin vitin e kaluar, duhet të jetë për t’u ulur në tavolinë të përbashkët të kryeministrave Gruevski dhe Cipras, për zgjidhjen e kësaj çështje sa më shpejtë që është e mundur- thuhet në njoftim.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.