fbpx

SPGPM: 77% e punonjësve në media kanë frikë për vendin e tyre të punës

-

Nuk ka gazetari profesionale, derisa mbi kokë keni kërcënimin, frikën që brenda natës mund të ndaleohet media në të cilën punoni, është njëri nga konkludimet e konferencës “Për çështjet e mediave”, e cila u organizua nga Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve në Media (SPGPM) është pjesë e projektit “Të drejtat e punonjësve në media” të përkrahur nga ambasada e Britanisë në Shkup

Pronarët e mediave kanë pronarët e tyre, politikanët, të cilët duan të mbizotërojnë me çdo çmim. Dalja nga kjo situatë është vetëm luftë solidare, sfidim, bashkim- tha Dragan Antaonivski nga SPGPM.

Ambasadori britanik Çarls Garet tha se beteja për gazetarinë profesionale është e gjatë, kurse të drejtat edhe punonjësit e mediave janë pjesë e të drejtave të njeriut.

– Bashkimi Evropian disa vite me radhë shpreh shqetësimin e tij për gjendjen e mediave në Maqedoni. Jemi të shqetësuar për liritë e mediave, të drejtat e punëtorëve, sigurinë e punës. Punëtor më të lumtur do të thotë sukses më të madh në media- konsideron Garet.

Hulumtimet e SPGPM-së tregon se vetëm 1% e  punonjësve të mediave në vend janë të sigurt për vendin e tyre të punës, kurse 77% janë shprehur se kanë frikë nga për marrdhëniet e tyre të punës në median ku punojnë.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.