Prokurorja speciale publike Katica Janeva sot në konferencë shtypi njoftoi se e ka formuar ekipin e prokurorëve publik që do t’i ndihmojnë në zbardhjen e përmbajtjeve të “bombave” që i publikoi opozita, shkruan “Nova TV”.

Janeva ka njoftuan se deri tek Këshilli i prokurorëve publik do t’i propozoj emrat e 14 prokurorëve që do të jenë pjesë e ekipit të saj në Prokurorinë publike.

Siç njofton “Nova TV” bëhet fjalë për prokurorët Artan Ajran, Burim Rustemi, Gavril Bubevski, Darko Jakimovski, Elizabeta Josifovska, Lejla Kadriu, Lençe Ristovska, Lile Stefanova, Lubomir Lape, Marija Gjorgjeva, Snezhana Bundalevska, Stevço Donçev, Trajçe Pelivanov dhe Fatmir Fetai.

Të gjithë të propozuarit janë nga radhët e prokurorëve ekzistues, që punojnë nëpër prokuroritë publike.

Prokurorja speciale ka theksuar se bëhet fjalë për profesionist të shquar ndërsa numri i tyre është i patjetërsueshëm për kryerje të suksesshme të punës me të cilën ajo do të merret.