fbpx

Spasovski me telegram tjetër shpjegon atë të mëparshmin

-

Ministri i punëve të brendshme Oliver Spasovski, me një telegram tjetër ka informuar të punësuarit e MPB-së i cili ka të bëjë me shkresa e tij e djeshme  me të cilën janë ndërprerë autorizimet e ish ministrave dhe personave përgjegjës të ministrisë.

“Lidhur me telegramin nr.131-60 од 12  nëntor, viti 2015 година, me të cilin ndërpriten të vlejnë të gjitha autorizimet e ministrave të brendshëm të cilët kanë udhëhequr me Ministrinë e Punëve të Brendshme deri në ditën e sjelljes së vendimit të caktuar për përzgjedhjen e anëtarëve të Republikës së Maqedonisë, informoj se e njëjta ka të bëjë me autorizimet e bartura, përveç autorizimit për vendimmarrje, akteve dhe dokumenteve të tjera administrative, autorizim për pranim dhe evidentimin e akteve në rregulloren dhe regjistrin, si dhe autorizimin për përdorimin e vulave dhe apostileve, të cilët do të vlejnë deri në sjelljen e vendimeve të reja për bartjen e autorizimeve të lëndëve”, thuhet në telegram.

Telegrami është dërguar në të gjitha postet udhëheqëse në të gjitha njësitë organizative të selisë së Ministrisë së Punëve të Brendshme, Byronë për Siguri Publike, shërbimet qendrore të policisë, të gjithë sektorët e punëve të brendshme, Drejtorisë së Sigurimit dhe Kundërzbulimi dhe të gjithë sektorët të DSK-së në territorin e Republikës së Maqedonisë.

Nga ana tjetër VMRO- DPMNE-ja, vlerësoi se Spasovski ka filluar me zbatimin e politizimit të MPB-së  në baza partiake dhe se për çdo vendim të tij, publikohen kumtesa partiake të LSDM-së.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.