fbpx

Spasovski: Nuk duam të qeverisim së bashku me VMRO DPMNE-në

-

“VMRO DPMNE po shkel Marrëveshjen e Përzhinos. Zëvendës prokurorët special ende nuk janë emëruar ndërsa prokurorja special s’mund të filloj me punë” akuzoi në konferencën e sotme për shtyp sekretari i përgjithshëm i LSDM-së, Oliver Spasovski.

Ai tha se shihet qartë se VMRO DPMNE nuk është e gatshme të ballafaqohet me përgjegjësi.

“Nuk ka marrëveshje për Ligjin me të cilin parashihen kompetencat e ministrave dhe zëvendës- ministrave. Shihet qartë se VMRO DPMNE ka frikë që mos të zbardhen kriminalitetet e tyre” tha Spasov.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve nëse është e vërtetë se LSDM gjatë bisedimeve ka kërkuar amnisti për Verushevskin, Spasovski tha se kjo është spekulim i kulluar dhe shihet se VMRO DPMNE dëshiron të shpik amnisti për anëtarët e vet. Por, “këtu janë mashtruar shumë” tha ai.

Në pyetjen për akuzat e Milloshoskit se LSDM është jo- konstruktive dhe se po i bllokon bisedimet, Spasovski tha se është e qartë se kush po i bllokon ato.

“Rreth propozimeve që i nxjerrim në bisedime, nuk kërkojmë asgjë më tepër se ajo që parashihet në Marrëveshjen e Përzhinos, e as nuk pranojmë më pak. Me ministrat dhe zëvendës- ministrat që duhet të emërohen, nuk duam të qeverisim bashkë me VMRO DPMNE, por të kujdesemi që të krijohen kushte për zgjedhje korrekte dhe demokratike. VMRO DPMNE do të jetë fajtori i vetëm nëse Maqedonia humb rekomandimin” deklaroi Spasovski.

Ai tha se edhe sot mbahen takime dypalëshe dhe se nga LSDM janë të gatshëm të vazhdojnë me bisedimet dhe të arrihet ndonjë marrëveshje.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.