Seanca e Këshillit të prokurorëve publik, për emërimin e ekipit të prokurores publike, Katica Janeva edhe krahas paralajmërimeve jo- zyrtare se do të mbahet nesër apo të mërkurën, megjithatë është anuluar për javën e ardhshme.
Këtë për gazetën “Utrinski” e konfirmoi kryetari i Këshillit të prokurorëve publik, Petar Anevski i cili i theksoi edhe arsyet për anulimin e seancës.
“Kërkuam nga prokurorja publike që të na dorëzoj shkresa me mendime rreth kandidatëve të propozuar si dhe plan të përgjithshëm i punës, personale dhe financiare në përputhje me nenin 13, paragrafin 2 nga Ligji” deklaroi për “Utrinski” Anevski.
Janeva si kandidat për ekipin saj të prokurorëve, që do të ndihmojnë në zbardhjen e bisedave që dalin nga përmbajtja e bisedave të përgjuara që i publikoi LSDM propozoi prokurorët Artan Ajran, Burim, Rustemi, Gavril Bubevski, Darko Jakimovski, Elizabeta Josifovskas, Lejla Kadriu, Lençe Ristovska, Lile Stefanova, Lubomir Lape, Marija Gjorgjeva, Snezhana Bundalevska, Stevço Donçev, Trajçe Pelivanov dhe Fatmir Fetai.
Vëmendje më të madhe mes tyre shkaktoi prokurorja Lile Stefanova e cila është e vetmje e cila vjen nga Prokuroria për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe deri më tani ka punuar në disa lëndë mes të cilave edhe rastet “Magjar Telekom”, “Spiun”, “Likuidimi”, “Falanga 2” dhe lidhur me kryetarin e Këshillit të komunës Qendër, Miroslav Shipoviq.