Filloi seanca e Këshillit të prokurorëve publik ku do të debatohet dhe do të vendoset për propozim- ekipit të prokurores speciale Katica Janeva prej 14 prokurorëve.
Pika e dytë në rend dite është plani i përgjithshëm, personal dhe financiar që Janeva javën e kaluar e dorëzoi deri tek Kuvendi, Qeveria dhe Këshilli i prokurorëve publik.
Në seancë është prezent edhe prokurorja speciale që si propozues i ekipit dhe dorëzues i planeve për punë, do t’i arsyetoj dhe mbroj propozimet e veta.
Si anëtar i Këshillit në seancë merr pjesë edhe prokurori shtetëror publik, Marko Zvrlevski.
Para fillimit të diskutimit, anëtarët e Këshillit u prononcuan se takimin do ta zhvillojnë me dyer të mbyllura.
Pas përfundimit të takimit, paralajmërohet deklaratë nga kryetari i Këshillit të prokurorëve publik, Petar Anevski.