fbpx

Këshilltarët e Komunës Qendër vendosën: Referendum për QTQ-në më 26 prill!

-

Këshilltarët e Komunës Qendër me 12 vota “për”, vendosën që të shpallin referendum për dukjen e Qendrës tregtare të Qytetit. Këshilltarët e LSDM-së votuan “për” ndërsa 11 këshilltarë të VMRO DPMNE-së ishin të përmbajtur. Pyetja që do të parashtrohet në referendum është : “A jeni për atë që të mbahet pamja autentike e QTQ”? Referendumi do të mbahet më 26 prill deri më orën 19 ndërsa që ai të jetë i suksesshëm, duhet të ketë 50% plus 1 votë në komunën Qendër.

Më herët seanca u ndërpre për shkak të brohoritjeve dhe pakënaqësive nga qytetarët prezent në fjalimet e këshilltarëve të VMRO DPMNE-së.

-QTQ kërkon kujdes, rinovim, riparim e më pas mos ta humb konceptin dhe funksionin. Projekti për ndryshimin e pamjes së QTQ do të thotë njollosje të thelbit të objektit. Patjetër duhet investitori që do ta rinovoj objektin ta dijë thelbin dhe çfarë domethënie ka QTQ për qytetarët. Nuk kemi asgjë kundër rinovimit të QTQ-së, por pas kësaj patjetër duhet  të mbahet autenticiteti i saj sepse objekti paraqet trashëgimi kulturore- tha Danica Pavlovska nga Asociacioni i Arkitektëve.

Ajo shtoi edhe se referendumi është mënyra më demokratike për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve dhe është diçka që i mundëson qytetarit të jetë i vetëdijshëm për fuqinë e tij.

Në fillim të seancës, kryetari i komunës Qendër, Andrej Zhernovski tha se 80% e qytetarëve dhe 17 OJQ mbështesin referendumin si mundësi shprehjeje.

-T’i lëmë interesat partiake anash dhe vendimin që do ta sjellim të jetë në interes të qytetarëve- tha Zhernovski.

Grupi i këshilltarëve të LSDM-së në fillim të seancës pozitivisht u deklarua për referendum ndërsa nga grupi i këshilltarëve të VMRO DPMNE-së thanë se nuk janë kundër referendumit, por se ai duhet të jetë në nivel të lartë.

Zhernovski tha se projekti “Shkupi 2014” i është sjellë Këshillit të komunës Qendër dhe se për këtë nuk janë pyetur qytetarët.

-Për referendumin me kujdes u shqyrtuan ligjet dhe tani radhën e kanë qytetarët të vendosin. Qëndrimi im, i juaj dhe i Qeverisë është i njohur. Por, këto janë qëndrimet e partive, politikanëve, institucioneve. Qëndrimi përfundimtarë le ta thonë qytetarët- tha Zhernovski.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.