fbpx

Sot voton Diaspora ndërsa tek ne të sëmurët dhe të burgosurit

-

Prej sot pas mesnatës në vend është heshtja zgjedhore ndërsa të drejtën e votës për zgjedhjet e 11 dhjetorit do të mund ta realizojnë personat e sëmurë, të plogësht dhe të burgosurit.

Votimit do të realizohet për 2.015 të burgosur dhe të arrestuar ndërsa do të votojnë edhe 13 persona të shpërngulur brenda. Të sëmurët dhe personat e pafuqishëm do të votojnë në shtëpi apo në adresën që janë paraqitur.

Pikat e votimit në Diasporë janë hapur në ora 7 ndërsa do të mbyllen në ora 19 sipas kohës lokale.

Të paraqitur për votim jashtë vendit janë 20.573 qytetarë ndërsa në listën e veçantë zgjedhore janë shënuar 230.122 persona të cilët përkohësisht janë jashtë vendit për punë.

Shtetasit e Maqedonisë jashtë vendit do të votojnë në 41 përfaqësi diplomatike- konsulare dhe zyrat konsulare. Më shumë të paraqitur ka në Bern me 4.256, në Venecia do të votojnë 2724, në Detroit 1170, në Nju Jork 1168 ndërsa Melburn 1112.

Në zgjedhje do të marrin pjesë gjashtë parti politike dhe pesë koalicione me 58 lista të kandidatëve.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.