fbpx

Sot takimi i parë i anëtarëve të trupit ad- hok për rregullimin e mediave

-

Sot më orën 14, anëtarët e trupit ad- hok do ta mbajnë takimin e parë në Agjencinë e shërbimeve audio dhe audio- vizuale, mëson “Meta”.

Kryetari i ASHMAA, Zoran Trajçevski e ka konfirmuar lajmin se, duke theksuar se sot do të prezantohen vendimet, për  të propozuarit e VMRO – DPMNE-së, Sllagjana Dimishkovës dhe Cvetin Çilimanov dhe atyre të LSDM-së, Lubomir Kostovski dhe Goran Tërpenoski, të cilët më pas të njëjtët duhet ta zgjedhin anëtarin e pestë të Komisionit, i cili sipas marrëveshjes duhet të jetë shqiptar.

Lubomir Kostovski, anëtari i propozuar nga LSDM vërtetoi se do të kenë takim të parë dhe thotë se do të jetë vështirë gjatë emërimit të anëtarit të pestë.

“Goran Tërpenovski është ende për pushime dhe nuk e kemi konsultuar për kandidatin e mundshëm të trupit. Por, është e qartë se do të jetë vështirë të emërohet për shkak të perceptimeve të ndryshme dhe pikëpamjeve për mediat” thotë Kostovski.

Cvetin Çilimanov, anëtar i propozuar nga VMRO DPMNE, gjithashtu konfirmoi se sot do të jetë takimi i parë.

“Sot do ta mbajmë takimin e parë, do të shohim çfarë do të ndodh më tej. Deri më 23 gusht duhet të zgjidhet edhe anëtari i pestë” tha Çilimanov.

Drejtori i ASHAA, Zoran Trajçevski thotë se kur ka vërejtur se asnjëri nga kandidatët nuk ka ardhur në Agjenci, ka vendosur që sot t’i ftoj për takim. Ai gjithashtu thotë se deri më 23 gusht trupi ad- hok duhet të kompletohet.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.