fbpx

SAShK publikisht i bën thirrje ministrit Ademi për takim

-

Kryetari i SAShK-ut, Jakim Nedelkov, përmes ftesës publike thërret ministrin e arsimit, Abdylaqim Ademi, që nesër të vijë në seancën e Këshillit të sindikatës, shkruan “Radio Evropa e lirë“. Në thirrjen thuhet se këtë hap e kanë ndërmarrë pasi deri më tani shumë herë janë dërguar ftesa deri tek ministri, por ai  asnjëherë nuk ka pranuar të vijë. Seanca duhet të mbahet nesër (më 1 shkurt) në selinë e SAShK-ut në Shkup.

Nedelkov në thirrjen shkruan se nëse ministri pranon të vijë, ai do ta ketë fjalimin fillestarë të seancës dhe mundësinë që t’u shpjegon anëtarëve pse është e nevojshme të ndërpritet greva, që më pas të ketë bisedime me SAShK-un.

Më tej thuhet se nëse vjen ministri, do të ketë mundësi të shpjegoj pse kërkesat e grevistëve për rroga më të larta janë joreale, edhe pse, siç shkruan Nedelkov, ato janë më të ulëta nga të gjitha vendet evropiane.

“Dhe për fat të keq, krejtësisht në fund, Ju premtoj, nëse me të vërtetë shpalosni argumente me të cilat do të na bindni se kemi gabuar, që me të drejtë të garantuar me Kushtetutë, por edhe të drejtë të lindur njerëzore për mbrojtjen e dinjitetit personal distancohemi  të kërkojmë diçka për çka ju i prezantuat argumentet e juaja ndërsa deri më tani kemi marrë përgjigje se asnjëra nga kërkesat tona nuk është reale, madje edhe përmes zëdhënësve Tuaj, se janë të dëmshëm edhe për vet ne, në këtë rast, do Ju dërgojmë me duartrokitje”- shkruan në thirrjen publike të Nedelkov për Ademin.

Nedelkov thekson se tanimë dy javë një numër i madh i anëtarëve të SAShK-ut janë në grevë.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.