fbpx

Kuvendi miratoi ndryshimet në ligjin për azil

-

Me 69 vota pro Kuvendi miratoi propozim ndryshimet në Ligjin për azil. Që nesër ndryshimet do të publikohen në Gazetën Zyrtare dhe kjo do të mundësojë zbatimin e menjëhershëm në praktikë. Kështu në afat prej 72 orësh, apo plotë 3 dite emigranti duhet të vendosë nëse Maqedonia do të jetë për të, thjesht një vend transit apo vendngulim. Në mënyrë retroaktive, ndryshimet do të vlejnë edhe për emigrantët e mbyllur në Gazi Babë. OJQ “Legis” ndërkohë ka njoftuar se në Kuvend janë pranuar edhe vërejtjet etyre, të propozuara nëpërmjet BDI-së ku mes tjerash, emigrantët do të munden vetë të transportohen nga vendi në vend, pa shoqërimin e policisë. Një prej kërkesave ishte edhe implementimi i menjëhershëm i ndryshimeve në terren.

“Shprehja e dëshirës për të kërkuar azil, nuk do të thotë që ata detyrimisht do të paraqesin kërkesë. Por ai dokument që do tu jepet ju mundëson që në bazë të statusit të paraqitur, të kërkojnë azil më vonë. E tërë kjo shikuar nga aspekti human tregon se ata persona do të mund të transportohen nga një vend në një vend tjetër në mënyrë legale duke mos lejuar që obligimi ekskluziv për ti transportuar ata të jetë vetëm i MPB-së”, tha Talat Xhaferi, BDI.

Ndërkohë gjatë debatit parlamentar, nuk u kursyen edhe replikat dhe kundër argumentet mes deputetëve të pushtetit dhe atyre të pavarura. Për deputeten e pavarur Roza Topuzova Karevska nga ana tjetër, ky ligj është i mirëseardhur por është i vonuar.

“Nëse pyesim se çfarë tjetër ofron ky ligj, mund të them se nenet e tjera nuk janë ndryshuar. RM-ja ka pasur ligj për azil edhe më herët prandaj nuk shoh ndonjë ndryshim. Nëse Qeveria ka qenë në pozitë që të shtojë vetëm pjesën pozitivë për një trajtim human në 72 orët e para, ka mundur ta bëjë këtë shumë më herët”, deklaroi Roza Topuzova Karevska, deputete e pavarur.

“U mbytëm duke lexuar një mori të analistëve, OJQ-ve si kritikojnë po askush nuk erdhi të ndihmojë. Me përjashtim të një personi nga Çairi që nuk dua të ja keqpërdor emrin, pasi respektojë punën e tij, nuk pamë askënd të vijë në Veles të ndihmojë. Shteti i ka duart e lidhura, sepse nëse e tepron me ndihmën e dini se si mund të sanksionohet. Shteti nuk mund të bëjë gjithçka që mediat duan të krijojnë”, shtoi Ilija Dimovski, VMRO-DPMNE.

Ndërkohe deputeti i BDI-së Zulfi Adili ngriti çështjen e personave të arrestuar për trafikim ilegal emigrantësh në rajonin e Kumanovës. Pyeti nëse me miratimin e ligjit, do të thotë që do të lëshohen edhe trafikuesit që rezulton të kenë qenë njerëz human.

Çfarë do të bëhet me ato persona që kanë transportuar ilegalisht emigrantë dhe që janë nëpër burgje nën akuza penale. A do të qëndrojnë ende nëpër burgje apo do të lirohen se kanë qenë human. Ky moment është ditur që moti si për Vaksincën ashtu edhe për Llojanin, por MPB-ja tek tash ka filluar të ndërmarrë aksione. Institucionet megjithatë me kohë kanë qenë të informuar”, tha Zulfi Adili, deputet i BDi-së.

Në rrugët e Kumanovës vazhdojnë qëndrojnë familje të tëra emigrantësh. Kush të strehuar në xhami e kush bredh rrugëve të qytetit. Sipas njohurive të MPB-së afro 2500 emigrantë në ditë kalojnë kufirin e Maqedonisë ilegalisht apo në mënyrë të rregullt. Gjatë muajit që lamë pas fluksi i emigrantëve ka qenë më i dendur

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.