fbpx

Me heshtje dhe maska të bardha në fytyrë “Hajde” shpreh revoltën për vdekjen e Tamarës

-

 

Platforma për politikë qytetare  “Hajde” kërkoi përgjegjësi nga fajtorët për vdekjen e Tamarës së vogël. Përpara Ministrisë së Shëndetësisë ata u bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve që të mos lejojnë që viktimat e regjimit populist siç thanë,  të lihen në harresë. Nga iniciativa ‘Eja’ kërkuan përgjegjësi nga Ministri i Shëndetësisë Nikolla Todorov, i cili siç thanë gënjeu dhe nuk e mbajti premtimin publik se fondi i Shëndetësisë do ta mbulonte mjekimin e Tamarës. ‘Eja’ kërkoi përgjegjësi jo vetëm nga Ministri Todorov, por edhe drejtorët e Fondit të Shëndetësisë Maja Parnarxhieva Zmejkova dhe Xhemali Mehazi si dhe zv/drejtorin dhe drejtoren e Komisioneve të shkallës së parë dhe të dytë, Vlladimir Popovski dhe Aspazija Sofijanova. Ndërkaq, sot edhe Komiteti i Helsinkit dorëzoi paditë kundër ministrit të shëndetësisë Nikolla Todorov dhe drejtorëve të Fondit të Shëndetësisë për veprim të papërgjegjshëm në rastin e Tamarës.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.