fbpx

Vdekja i mbështeti për muri “Ç’bën” dhe “Alo shef”

-

Pas  mbishkrimeve  në mure “Shu praish” (Ç’bën), “Zdravo Gorde” ( Ç’kemi Gorede) dhe “Alo naçallnice” (Alo shef), të inspiruara nga bisedat e përgjuara, filluan të paraqiten edhe një seri me përmbajtje nacionaliste dhe me gjuhë të qartë të urrejtjes.

Te një pjesë e madhe e mbishkrimeve në mure  emërim negativ i një komuniteti të caktuar etnik është fshirë dhe është ndërruar me tjetër fjalë. Për shembull, fjala e dytë te “Smrt za Shiptari” (Vdekje për shqiptarët) është zëvendësuar me fjalën “omraza” (urrejtje), ku më pas grafiku është bërë “Smrt za omraza” (Vdekje për urrejtjen).

Ndërsa, mbrëmë, lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, në mitingun në Shtip, pikërisht liderin e opozitës, Zoran Zaev, e akuzoi që po planifikon të inskenojë tensione ndëretnike.

– Të mos lejomë që ta arrijnë finalen për të cilin ky operacion është shpikur. Të mos lejojmë të na përgjakin as në linja politike, as në ato fetare, e as në linja etnike. Të mos lejojmë të kenë sukses në skenarin që ata e kanë konstruktuar – tha Gruevski.

Analistët thonë që grafikët të cilët u paraqitën gjatë natës, me siguri janë të porositur nga qendrat politike të fuqisë, me qëllim të qartë që të shpërqendrohemi nga kritikat e ashpëra momentale për pushtetin dhe të përqendrohemi kah urrejtja ndëretnike.

– Aksionet e këtilla organizohen për të pasur efekt dridhërues, nuk është asgjë e re. Për shembull, para disa viteve, fjalët “Brat Lube” (Vllai Lube) gjatë natës u shndërruan në “Lube Predavnik” (Lube tradhtari) në të gjitha lagjet e Shkupit dhe në media. Ajo që është e re dhe na gëzon është që në vitet e fundit ka edhe dukuri të intervenimeve anti-nacionaliste mbi grafikët që hapin urrejtje – po ngjyrosen në “Smrt za nacionalizmot” (Vdekje për nacionalizmin) dhe “Smrt za shoevinizmot” (Vdekje për shovinizmin). Këto intervenime, aq sa e di unë, janë të organizuara nga grupet e lidhura me të majtën e re në Maqedoni, e cila ka karakter multietnik. Se cilët grafikë “do të fitojnë”, është rëndë të parashikohet – thotë Sllobodan Jaqoski, analist i komunikimit.

Grafikët sipas përmbajtjes mund të shërbejnë si rrëfyes për gjendjen e një shoqërie – thotë Bardhyl Jashari, drejtor i Fondacionit për Shoqëri Informatike  “Metamorfozis”.

– Ata shpesh janë reflektim i ngjarjeve aktuale, si për shembull, siç janë grafikët që përmbajnë fragmente nga “bombat” e publikuara të Zaevit. Kuptohet që grafikët gjithashtu mund të shërbejnë si dhënie e mesazheve në mënyrë publike të cilat shkaktojnë urrejtje dhe mendoj që grafikët të cilët u shfaqën kohëve të fundit kundër shqiptarëve po përdoren për manipulim dhe shpërqendrim prej problemeve reale duke nxitur urrejtje por edhe frikë “duke rikujtuar rrezikun e vazhdueshëm” për Maqedoninë dhe maqedonasit. Grafikët e këtillë janë paraqitur vazhdimisht me intensitet herë më të madh e herë më të vogël varësisht prej kontekstit politik dhe janë si “dekor” i vazhdueshëm që i shoqëron në çdo zgjedhje, prandaj mendoj që ndoshta janë pjesë e kampanjave partiake për përgatitje për zgjedhje. Prapëseprapë, reagimi me fshirjen e grafikëve të elementeve për urrejtje është inspirim dhe jep shpresë se manipulimet e këtilla në të ardhmen do të kenë efekt më të vogël – tha Jashari.

Në këtë aksion për shpërqendrimin e opinionit publik prej krizës aktuale politike mund të konsiderohen edhe komentet e ashpra për dokumentarin e “Al Xhazirës”,  “Njerëz dhe  fuqia : Maqedonia – prapa fasadës“, i transmetuar menjëherë pas intervistës me Zorasn Zaevin, por edhe komentet e ngjashme të bëra për propozimin që një shqiptar të bëhet kryeministër i Maqedonisë, të cilat u paraqitën në anketën e gazetës javore “Fokus”.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.