fbpx

Qytetarët e Shkupit thyen duar e këmbë, spitalet përplot

-

Rreth 30 qytetarë nga Shkupi, sot kërkuan ndihmë mjekësore  në Klinikën e Kirurgjisë “Shën Naumi i Ohrit” dhe ne Spitalin e qytetit 8 Shtatori, siç   bëri të ditur “Здравство 24“. Që nga pasditja e djeshme deri sot në mëngjes në Klinikën SHËM NAUM I OHRID ka pas 13 pacient me lëndime zakonisht fraktura të nënbrrylit. Kanë patur dhe hospitalizim të një pacienti me fraktura të nënbrrylit. Edhe në “8 Shtatorë” kanë pranuar dhjetra pacient me fraktura. Mjekët alarmojnë për  kujdes maksimal,  sidomos pas paralajmërimeve të Entit Meteorologjik për rënien e temperaturave nën minus 15 gradë celsius, nga të cilat do ketë  ngrica. Ndihma emergjente e Shkupit, që tu dali në ndihmë pacientëve nga fshatrat malore, mbrëmë ka angazhuar automjet special Xhip. Mjetet e ndihmës së shpejtë nuk mund të arrin në vendbanimet e larta. Mbrëmë kanë patur 22 thirrje dhe s’ka patur fare vonesë. Te vetmin problem e kanë patur me thirrjen nga fshati Sushicë, ku nga se terreni i papërshtatshëm nuk ka mundësuar që të depërtohet atje. Por pacientin e kanë zbritur deri në Petrovec, dhe pastaj është marr nga mjetet e Ndihmës së Parë.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.