fbpx

Të gjitha temat e ngrira derisa të zgjidhet Prokurori special

-

Grupet e punës të partive politike për Marrëveshjen e Përzhinos, deri në 15 shtator nuk do të diskutojnë për normat dhe kodin zgjedhor, por të gjithë energjinë do ta fokusojnë te çështja e prokurorit special, mëson “Meta” nga burime të përfshira në ekipet  negociatore.

Partitë  kanë ranë dakord prioritet t’i japin kësaj çështjeje për shkak të afatit të shkurt me të cilin duhet të respektohet Marrëveshja e Përzhinos. Për shkak të kësaj, është rënë dakord që deri në 15 shtator të takohen çdo ditë dhe në sa do të jetë e nevojshme, madje edhe gjatë fundjavave, vetëm e vetëm të respektohet afati të cilin firmosën vetë partitë.

Sipas informacioneve që kemi, ka pak zhvendosje të negociatave për Prokurorin special, i cili me siguri do të zgjidhet sipas ligjit ekzistuese, mirëpo me ndryshim dhe plotësim të tij. Gjithashtu, ka shumë gjasa të përzgjidhet nga radhët e prokuroreve që tashmë ushtrojnë detyrën e prokurorit.

Lidhur me ligjet zgjedhore, mësojmë se është arritur një përparim i vogël lidhur me regjistrimin aktiv të votueseve, me paraqitje të obligueshme.

Burimet tona thonë se VMRO- DPMNE-ja është pajtuar me regjistrimin aktiv të votuesve, por akoma nuk janë prononcuar rreth asaj se a duhet ose jo të jetë i domosdoshëm.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.