fbpx

Shtypen madje 80.000 fleta provë të votimit

-

Shtypshkronja “Kiro Dandardo”, që zyrtarisht do t’i shtyp fletat e votimit për zgjedhjet e 11 dhjetorit, të shtunën pasdite ka shtypur 80.000 fleta më shumë për të testuar pajisjen e shtypjes, mëson “Meta” nga burimet që duan të mbesin anonime.

Sipas burimit të njëjtë, rasti është paraqitur edhe në OSBE/ ODIHR. Në pyetjen e “Meta” ata as nuk mohuan, por as nuk konfirmuan këtë sepse janë në mision monitorimi. Të gjitha vërtitjet e mundshme do të nënvizohen në raportin e tyre pas zgjedhjeve, shtojnë nga Misioni.

Të punësuar në shtypshkronjën “Kiro Dandaro” për “Meta” konfirmojnë se ata kanë botuar më shumë fleta votimi se sasia e nevojshme, por se ngel çështja nëse ato do të zhvlerësohen dhe nëse janë me numër serik.

“Janë shtypur më shumë fleta, që nuk është e pazakontë. Shpesh shtypen më shumë që të shihet a është fonti i duhur, ngjyra dhe karakteristika tjera teknike. Por, tani numri i fletëve të votimit është dukshëm më i madh. Ngel të shihet nëse këto fletë do të zhvlerësohen dhe nëse janë shtypur me ose pa numër serik” thotë punonjësi i “Kiro Dandardo” që kërkoi të ngel anonim.

Ndryshe, shtypshkronja nuk deshi të prononcohet zyrtarisht për këtë çështje.

“Nga kompania ndalojnë që të japim komente, për çdo gjë që ju intereson drejtohuni tek KSHZ”, thonë nga “Kiro Dandaro”.

Nga KSHZ thonë se nuk din për diç të këtillë ndërsa një pjesë e anëtarëve të Komisionit për “Meta” thonë se i tërë procesi i shtypjes së fletëve zbatohet sipas rregullave dhe dispozitave.

Violeta Duma anëtare e KSHZ-së nga radhët e LSDM-së, për “Meta” thonë se nuk janë të njoftuar për këtë rast, por se nëse është e vërtetë, atëherë kjo është shumë situatë e palakmueshme.

“KSHZ kryen kontrolle të rregullta në “Kiro Dandaro”. Procesi vëzhgohet përmes video- kamerës. Procesi po zhvillohet siç duhet dhe nën masa të rreptë të sigurisë. Nuk ka shtypje provë apo jo- provë. Fletët shtypen me numër të caktuar. Për herë të parë po dëgjoj për shtypje të këtillë. Nëse kjo është e vërtetë, do të ishte tmerr. Por, bombat na treguan se edhe kur kemi menduar se çdo gjë është siç duhet, në fakt nuk ka qenë” thotë Duma.

Nënkryetari i Komisionit, Rexhep Prekopuca nuk deshi të komentoj dhe tha që të drejtohemi deri tek zëdhënësit e KSHZ-së.

Anëtari i Komisionit nga PDSH, Bedredin Ibraimi thotë se këto të dhëna janë spekulime dhe se shtypja ka filluar pasi shtypshkronja është zgjedhur nga KSHZ.

“Nuk janë të saktë këto. Shtypshkronjës i dhamë urdhër për shtypje, afati për shtypjen e fletëve filloi nga dita kur e zgjodhëm atë” thotë Ibraimi.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.