fbpx

Shtylla shtesë të hekurit në kufirin me Greqinë

-

Tensione në Idomeni pasi refugjatët në shenjë proteste rrëzuan gardhin në anën maqedonase. Të dëshpëruar nga pritja me ditë të tëra, refugjatët drejt policisë dhe gardhit filluan të hedhin me gurë. Forcat policore u përgjigjen me gaz lotsjellës në tentim të shpërndajnë turmën dhe të qetësojnë situatën.

Nga MPB për “Meta” njoftojnë se rreth 5000 emigrantë nga ana greke paradite kanë tentuar të depërtojnë derën e gardhit me tela, nëpër të cilën lëshohen emigrantit të futen në territorin e Maqedonisë. Ata janë penguar në tentimin e tyre ndërsa gjatë intervenimit, policia ka përdorur edhe gaz lotsjellës.

Prej thonë se gjatë intervenimit një polic është lënduar.

Incidentet filluan pasi mes refugjatëve nga pala greke u përhap informacioni se kufiri do të hapet për të gjithë, edhe pse bëhej fjalë për moment të hapjes të gardhit që të lëshohen 50 refugjatë. Numri i madh i tyre filluan të vrapojnë nëpër hekurudhat drejt gardhit maqedonas me qëllim të kalimit.

Policia maqedonase gjatë fluksit të refugjatëve tentoi të përforcoj gardhin me shtylla plotësues prej hekuri. Përgjigja e parë në përforcimin shtesë të gardhit ishin britmat dhe thirrjet që të hapet porta dhe t’u lejohet udhëtimi ndërsa më pas një grup i tyre filluan të gjuajnë gurrë nga policisë.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.