Greva e punëtorëve tërësisht e ndërpreu transportin në Bruksel dhe pengoji që  dhjetëra mijë qytetarë të mos shkojnë në punë.

Autobusët, tramvajet, metroja dhe hekurudhat nuk qarkullojnë prej orës 6 të mëngjesit, ndërsa anëtarët e sindikatës I bllokuan rrugët magjistrale që çojnë në kryeqytetin e Belgjikës.

Greva është pjesë e serive të protestave që mbahen çdo të hëne për shkak të vendimit të qeverisë për zvogëlim të kursimit dhe të rrit kufirin e moshës për pensionim prej 63 në 67 vjet.

Për javën e ardhshme është caktuar grevë e përgjithshme që do ta përfshijë gjithë Belgjikën, ndërsa Qeveria për momentin nuk tregoj gatishmëri për anulimin e masave të paralajmëruara.