Çfarë tha, e çfarë në të vërtet donte të na thotë Han?

-

Komisari evropian për zgjerim dhe politikë fqinjësore, Johanes Han në intervistën javore për Radion Evropa e Lirë, në mënyrën e tij karakteristik vlerësoi vizitën në vend në vazhdon e krizës politike.

“Meta” tentoi që deklaratat e Hanit t’i “përkthej” në gjuhë të rëndomtë jo-politike, që të jetë më qartë, çfarë tha e çfarë donte të na thotë?

PËR “PUÇIN” DHE PËRGJIMIN

Tha: Ata që i kanë materialet duhet tërësisht t’i publikojnë dhe të gjithë janë mirë të këshilluar që t’ia lënë punës procedurës në përputhje me sundimin e të së drejtës. Dhe të menaxhojnë me këtë në mënyrë adekuate, siç pritet nga një shtet me perspektivë evropiane. Kjo është diç shumë serioze dhe edhe njëherë, rekomandimi im është se gjërat duhet të sqarohen dhe hetohen nga ata që janë të angazhuar juridikisht për procedurë të tillë. Por, nëse është e nevojshme gjithashtu duhet të ketë, siç zakonisht ka në shumë vende, sipas praktikës politike, të ketë komitet në Parlament i cili do të menaxhoj me këtë çështje, por kjo varet nga pjesëmarrja e të gjitha partive politike në Kuvend. Kjo është edhe një arsye e mirë dhe për këtë ka shumë kuptim të gjitha partitë politike të jenë në Parlament dhe dialogu politik të zhvillohet në Parlament.

Deshi të thotë :

LSDM-ja duhet t’i publikoj në opinion materialet ndërsa unë i këshillova që t’i dorëzojnë në Prokurori. Nëse ka nevojë të bëhet komision anketues në Parlament, por për këtë LSDM duhet të kthehet atje.

Tha: Pashë se kuptohet që patjetër të ketë zgjidhje politike.

Deshi të thotë :

Të arrihet zgjidhje pa procese gjyqësore dhe ndjekje politike.

Tha: Bëhet fjalë për reputacionin e vendit.

Deshi të thotë :

Me krizën e keni prishur imazhin në BE.

Tha: Të gjithë vërtetuan se do të jetë e dobishme të ketë një lloj mbështetje e jashtme me qëllim që të arrihet marrëveshje të pranuar për të gjitha partitë politike. Kjo është edhe një detyrë për pjekurinë demokratike.

Deshi të thotë :

Të gjithë pajtohen se nevojitet ndërmjetësues të jashtëm për ndonjë marrëveshje. Kështu do të tregoni se keni pjekuri demokratike- kjo tani tregon se nuk jeni.

PËR EMRIN

 Tha: Sipas parashikimeve tona duhet të bëhet përparim pa qenë shumë të goditur nga konfliktet dypalëshe. Mendoj se nuk duhet të harxhojmë kohë. Duhet të shohim çfarë mund të bëhet në ndërkohë që vendi i juaj të lëviz gradualisht në BE. Ne asistojmë dhe sigurojmë shumë të holla për periudhën 2014-2020. Rreth 660 milion euro duhet të përdoren për ndërtimin e kapaciteteve të administratës, por gjithashtu për investime në arsim, zhvillim në ekonomi, gjithashtu menaxhimin e çështjeve lidhur me ambientin jetësorë dhe menaxhimin e mbeturinave. Ka shumë fusha ku ne duhet të shohim përparim të nevojshëm.

Deshi të thotë :

Nuk duhet të harxhohet shumë kohë dhe energji për emrin. Duhet të tentoni t’i merrni këto 660 milion euro që ua ofrojmë deri vitin 2020.

PËR GRUEVSKIN

Tha: Ai person është i kushtuar, sidomos në zhvillimin ekonomik, dhe prej së afërti është i njoftuar me çdo gjë që ndodh në ekonomi dhe aktivitetet e sektorit të biznesit që të thithen edhe investime të huaja në vend.

 

Deshi të thotë :

Unë i fola për krizën politike, ai më foli për zhvillimin ekonomik, për biznesin dhe investimet e huaja.

PËR MAQEDONINË DHE BE-NË

 

Tha: Shihni shifrat, rreth 65 deri 70% nga i tërë importi dhe eksporti vijnë ose shkojnë për 28-të anëtaret në BE. Vendet- anëtare të BE-së janë shumë të përfshirë në investimet e huaja. Është e qartë se orientimi patjetër duhet të drejtohet kah BE-ja për përparim të mëtutjeshëm të këtyre shifrave në kuptim të madhësisë së përputhjes me standardet evropiane. Unë nuk shoh, ndërsa gjithashtu është mendimi edhe i Qeverisë dhe shoqërisë, se ka alternativë për mënyrë evropiane.

Deshi të thotë :

Nuk ka alternativë për euro- integrime.

PËR BISEDIME PARALELE PËR KONTESTIN ME EMRIN DHE ANËTARËSIMIN NË BE

 

Tha: Mendoj se patjetër duhet të ketë ndonjë mënyrë. Siç tanimë thash, nuk duhet më të humbim kohë sepse bëhet fjalë për proces, e jo vetëm për bisedimet që të harmonizohen me legjislacionin evropian. Kur duhet të fillohet dhe të implementohet një proces i caktuar, nevojitet kohë dhe për këtë duhet të kërkohen mundësitë krahas disa konflikteve dypalëshe dhe shpresoj se mund ta shfrytëzojmë kohën në mënyrë më të kujdesshme dhe më të mençur dhe atëherë mund të shohim cilat zgjidhje mund t’i na ofroj e ardhmja. Kontesti me emrin është diçka që ka implikime dypalëshe. Mendoj se më e rëndësishme dhe më relevante është zhvillimi i vendit, shoqërisë, ekonomisë, bëhet fjalë për luftën kundër korrupsionit, transparencës dhe pavarësisë së gjyqësorit, çdo gjë që lidhet me sundimin e të së drejtës dhe paraqitjet në ekonomi. Mendoj se çdo gjë duhet të shihet si një pako. Mendoj se kjo është më e rëndësishmja sepse kjo është sfidë që duhet të arrihet, që merr shumë kohë. Duhet të jemi ambicioz, por nga ana tjetër edhe mjaft të durueshëm për t’i arritur këto synime.

 

Deshi të thotë :

Po, po. Thash dy herë. Nuk duhet të humbet kohë. Çdo gjë tjetër (zhvillimi i vendit, shoqërisë, ekonomisë, lufta kundër korrupsionit, transparenca dhe pavarësia e gjyqësorit, sundimi i të së drejtës dhe paraqitja e ekonomisë është më e rëndësishme se kontesti me emrin.

 

 

 

 

“TikToku dëmton fëmijët”: Përderisa Shqipëria përgatitet për ndalesë, RMV-ja e la në harresë nismën e tillë

Pak ditë pas vrasjes së një nxënësi 14 vjeçar nga një bashkëmoshatar i tij në Tiranë, Qeveria e Shqipërisë ka propozuar kufizimin e rrjeteve sociale TikTok dhe Snapchat te fëmijët. Një...

Vuçiç hedh poshtë pretendimet se Serbia do të pushtojë Kosovën e Veriut

Nga Barbara Halla- Përgjatë shtatorit, në mediat shqiptare qarkulloi gjerësisht lajmi se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, me datë 13 shtator do të shpallte zaptimin e territorit verior të Kosovës. Ky lajm, i cili...

Shteti Bektashi, një histori pa histori

Nga Ben Andoni Më 21 shtator, në faqet e gazetës së njohur amerikane “New York Times”, do të shfaqej një artikull me titullin “Shqipëria planifikon një Shtet të ri mysliman brenda kryeytetit...

Polemika mbi luftën hibride pas publikimit të audio-incizimit mes Kusari-Lilës dhe Radoiçiqit

*Përgatiti: Fitim Gashi Publikimi i një audio-incizimi nga “Paparaci” mes shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila dhe Milan Radoiçiqit, që për shumë vite ishte figura kryesore në veri e lidhur me krimin...