fbpx

Si u përgjigj Zaev në pyetjet e gazetarëve?

-

Pas publikimit të raundit të tretë të bisedave të përgjuara, lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, u përgjigj në këto pyetje të gazetarëve :

A pritni të arrestoheni të mërkurën tjetër?

-Gruevski dhe Mijalkov- dhe çdo gjë është e mundshme. E dini se jemi të përgatitur dhe asgjë nuk mund ta pengoj që e vërteta të prek deri tek qytetarët.

Koment për deklaratën e Johanes Han se i tërë rasti duhet të zgjidhet përmes institucioneve?

 

-Përmes sistemeve gjyqësore në Maqedoni? Paralajmërova se vijojnë  dëshmi dhe argumente tjera për gjyqësorin. Këtë turp që e publikuam në konferencën e fundit për shtyp vetëm tregon se si janë kurdisur dhe shkarkuar gjykatës, si janë kurdisur aktvendime gjyqësore, si kurdisen anëtarët e tyre partiak për gjykatës. Besoni, kjo është vetëm paralajmërim për të përgatitur opinionin për atë që po ndodh në gjyqësinë dhe prokurorinë tonë. Institucionet e sistemit nuk ekzistojnë dhe për këtë nuk jemi në Kuvend.

Fitohet përshtypje se pushteti përgatit dëshmitarë që do të flitnin kundër jush dhe do t’i jepnin dimension tjetër rastit. Pritni që burimet e juaja do të paraqiteshin në ndonjë procedurë gjyqësorë sepse në një pjesë të procesit do të jetë luftë e dëshmitarët kundër dëshmitarit?

-Nuk presim përfundim juridik për këto raste sepse thjeshtë nuk besojmë. Dorëzojmë kallëzime penale sepse duam të lëmë gjurmë dhe duam të dëshmojmë se e respektojmë Kushtetutën dhe ligjet në RM.

Po përhapet famë se jeni duke përgatitur revolucion në rrugë dhe marrje me dhunë të pushtetit. Si planifikoni me dhunë ta merrni pushtetin?

-Ne jemi LSDM-ja e njëjtë e cila e mbështetur nga partnerët e vet të koalicionit që thuajse gjithë këto 9 vite ishim në opozitë. Pohoj disa gjëra: këtë proces që po e hapim nuk mund të shkaktoj konflikte ndëretnike. Ky proces i bashkon të gjithë qytetarët nga të gjitha komunitetet etnike. Këtë e ndjej fortë ndërsa e ndjeni edhe ju. E di qytetarët janë të tmerruar nga ajo që po e publikojmë, por pohoj dhe apeloj se ky pushtet do të bie edhe pa dhunë. Nëse diçka ndodh, do ta menaxhojmë në drejtim të kundërt në interes të qytetarëve.

A do të uleshit pas kësaj në Qeveri teknike?

-Unë kam thënë publikisht se qeveria teknike ishte saktësimi i formulimit tonë për garanci praktike për zgjedhje korrekte dhe demokratike. Mund të miratoj çfarëdo lloj ligji, por kërkuam realizim praktik për liri dhe demokraci dhe ne jemi të gatshëm pa kurrfarë ego dhe pa kurrfarë kalkulime çdo gjë që është në interes të qytetarëve dhe shtetit të ulemi, të bisedojmë, të gjejmë zgjidhje dhe, kuptohet, asnjëherë të mos përsërit kjo që po ndodh.

 

Si e komentoni heshtjen e oponentëve tuaj partiak? A keni njohuri për atë çfarë po ndodh në partinë në pushtet?

-Njësoj siç e komentoni edhe ju. Është e qartë se diçka janë duke përgatitur. Por, çfarëdo që përgatitin, çfarëdo që paramendojnë, sidoqoftë, futen shumë më thellë në këtë. Vetëm do të shkaktojnë dëm më të madh për shtetin, e as të vërtetën nuk do ta pengojnë e as neve nuk do ta ndalin.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.