fbpx

Çka do të ndërtohet në vendin e krimit tek liqeni i Smilkovës?

-

Pas një zhegitjeje të gjatë të aktgjykimit për rastin “Monstra”, gjykata tani e zhegit edhe përkthimin e tekstit të aktgjykimit, proces që vonohet, dhe me këtë ndërpritet edhe procedura e mbrojtjes për ankimin të aktgjykimit të Gjykatës së Apelit, deklaroi për “Portalb” avokati Naser Raufi.
Sipas tij, procedura e ankesës do të prolongohet ngase aktgjykimi edhe më tutje përkthehet në gjuhën shqipe.
Gjykata e zgjat përkthimin e aktgjykimit, u cili ishte shpallur përpara një muaji. Nuk e di përse u duhet kaq shumë kohë për të përkthyer 186 faqe, kjo e ngadalëson rrjedhën normale të procedurës në Gjykatën e Apelit, sepse përskaj ankesës, në dokumentacionin deri te Apeli patjetër duhet të deponohet edhe aktgjykimi, për të cilin pritet të jetë gati në nëntë ditët e ardhshme -deklaroi Raufi.
Por, siç shton avokati, gjersa të vijë deri tek renditja dhe të mbahet procesi në Gjykatën e Apelit dhe të sillet vendim, do të kalojnë pesë, gjashtë apo shtatë muaj, në varësi të ankesave të cilat do të dorëzohen në gjykatë.
Nga ana tjetër, siç shkruan “Portalb”, Komuna e Gazi Babës planifikon ndërtimin e objekteve në tokën e cila është me koncesion nga familjet e të të akuzuarve në rastin “Monstra”.
Edhe përskaj orvatjeve të shumta, “Portalb” gjer më tani nuk ka marrë informata për objektet që do të ndërtohen përskaj Liqenit të Smilkovës.
Bedri Ajdari, familjar i të gjykuarit me burg të përjetshëm, Fejzi Azirit, për “Portalb” thotë se e vërteta për rastin “Monstra” ngadalë po zbulohet.
-Ne gjithnjë besonim se e gjithë çështja është marrëveshje për tokën që e kemi bërë dhe disi zbulohet se kjo është e vërtetë. Nuk e di kush do të ndërtojë apo çka do të ndërtojë, por një e di se aktakuzat për vrasje kanë lidhje me 39 hektarë tokë të cilat u morën me koncesion për 30 vjet më 2006-thotë Ajdari.
Më 30 qershor, të këtij viti, Gjykata Themelore Shkupi 1 dënoi me burg të përjetshëm Alil Demirin, vëllezërit Ismailoviq, Fejzi Azirin, Haki Azirin dhe Sami Lutën, për vepër penale terrorizëm. Ata ishin të akuzuar se më 12 prill 2012 kanë vrarë pesë maqedonas në afërsi të Liqenit të Smilkovës.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.