fbpx

Shqipëria ka dërguar armë në Ukrainë, por mohon që ato të kenë përfunduar në tregun e zi

-

Dërgimi i armëve për luftëtarët në Ukrainë është konfirmuar zyrtarisht nga Ministria e Mbrojtjes, e cila thekson se procesi është kryer në përputhje me ligjet. Kjo përgjigje erdhi gjatë verifikimit të Faktoje mbi deklaratën e kryediplomatit rus që pretendon se armët po qarkullojnë në tregun e zi nga Shqipëria dhe Kosova drejt Ukrainës.

 Anila Hoxha 

Sulmi i paprovokuar rus në Ukrainë i nisur në 24 shkurt të këtij viti risolli edhe njëherë në vëmendje çështjen e armëve në tregun e zi. Kur bota ishte e zënë me sanksionet ndaj Rusisë,  në 14 mars Instituti Ndërkombëtar i Paqes (SIPRI) raportoi një rritje të importit të armëve në Evropë krahasuar me vitet 2012- 2016, në masën 13 përqind. Pavarësisht luftës në Ukrainë, SIPRI analizon  se importet e armëve të këtij vendi ishin të kufizuara.

Përkeqësimi i raporteve midis shumicës së shteteve evropiane dhe Rusisë është një shtysë e rëndësishme e rritjes së importeve të armëve në Evropë, veçanërisht për shtetet që nuk mund t’i përmbushin kërkesat e tyre përmes prodhimit të armëve”- tha Pieter D. Wezeman, hulumtues i lartë në SIPRI.

Gjatë më tepër se pesë muajve  në Ukrainën e pushtuar pjesërisht, presidenti Volodymir Zelensky përsërit thirrjen drejtuar përëndimit për më tepër armë.  Aleatët mes tyre SHBA, Britania e Madhe, Franca e shumë vende të tjera në total 44 të tilla u përgjigjën jo vetëm me mbështetje ushtarake, por edhe financiare.

Në 10 qershor, qeveria shqiptare miratoi vendimin për dhënien e ndihmës humanitare  prej 1 milionë eurosh për Ukrainën. Por a  ka kontribuar Shqipëria edhe me ndihmë ushtarake? Zyrtarisht për Faktoje, duke u kujdesur të ruajë sekretin ushtarak, Autoriteti i Kontrollit  Shtetëror të Eksportit të Mallrave Ushtarake në Tiranë (në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes) pranon për herë të parë se Shqipëria e ka mbështetur edhe ushtarakisht qeverinë ukrainase. Por nuk u dha asnjë detaj tjetër se cfarë municionesh dhe armësh u dërguan nga Tirana zyrtare.

Republika e Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s, i ka dhënë kontributin e saj shtetit të Ukrainës, nëpërmjet dërgimit të mallrave dhe pajisjeve ushtarake. Këto mallra dhe pajisje janë dhuratë e qeverisë së Republikës së Shqipërisë për qeverinë e Ukrainës.

Transferimi ndërkombëtar (eksporti) i këtyre mallrave ushtarake është kryer nëpërmjet Licensës së Eksportit për Mallra Ushtarake e cila është lëshuar nga Autoriteti i Kontrollit Shtetëror të Eksporteve në zbatim të Ligjit 46/2018 datë 23.07.2018 “Për kontrollin shtetëror të transferimeve ndërkombëtare të mallrave ushtarake dhe të artikujve e teknologjive me përdorim të dyfishtë” dhe akteve nënligjore në zbatim të tij” – shpjegon AKSHEE për Faktoje.

Përgjigjja zyrtare e AKSHE, Ministria e Mbrojtjes

Përgjigjja zyrtare e AKSHE, Ministria e Mbrojtjes

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, në 16 qershor përmes mediave hodhi akuza ndaj perëndimit, për armët që dërgon në Ukrainë, duke përfshirë edhe Shqipërinë dhe Kosovën me alibinë se ato po shiten në tregun e zi.

“I kemi parë të qarkullojnë në Shqipëri dhe Kosovë” akuzoi Lavrov.

“Deklarata e Ministrit rus të Punëve të Jashme, Lavrov se “armët që perëndimorët dërgojnë në Ukrainë tashmë kanë filluar të shiten në tregun e zi, i kemi parë të qarkullojnë në Shqipëri dhe Kosovë“, është sajesa e rradhës në vazhdën e  propagandës dhe tymnajës së Rusisë – thotë MEPJ shqiptare në reagimin për Faktoje.

Autoriteti i Kontrollit Shtetëror të Eksporteve hedh poshtë çdo akuzë duke kujtuar ligjin mbi transferimin ndërkombëtar të mallrave.

Referuar eksportit drejt shtetit të Ukrainës, mallrat ushtarake janë marrë në dorëzim nga autoritetet e qeverisë së Ukrainës, të cilët kanë konfirmuar zyrtarisht nëpërmjet dokumentit zyrtar të marrjes në dorëzim të mallrave, duke përjashtuar çdo mundësi që këto mallra ushtarake të kenë përfunduar në tregun e zi.  

Së fundi, Ju bëjmë me dije se Autoriteti i Kontrollit Shtetëror të Eksporteve (AKSHE) ushtron veprimtarinë në zbatim të legjislacionit  në fushën e transferimeve ndërkombëtare të mallrave ushtarake, duke lëshuar licensën përkatëse të eksportit për mallra ushtarake, dhe në përfundim të transferimit ka verifikuar mbërritjen e tyre në destinacion” – thotë për Faktoje, institucioni që merret me këtë çështje.

Këtë konfirmim bën edhe ish shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë Maksim Malaj i cili gjatë një prononcimi për Faktoje, kujton edhe mbështetje të tjera ushtarake të dhëna prej vendit tonë sikurse gjatë kohës kur ai drejtonte ushtrinë, ishte ndihma për Afganistanin .

Shqipëria  si çdo vend tjetër aleat i NATOS, garanton si të tjerët jo vetëm ndihmë financiare, por edhe ushtarake karshi vendeve që u rrezikohet sovraniteti. Është një veprim i drejtë dhe ka protokoll të rreptë sa i takon furnizimit me municion dhe armatim.  Njësoj u veprua gjatë kohës kur isha Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura edhe me Afganistanin,  ku ne dërguam edhe trupa, edhe municione, madje edhe për të trajnuar forcat afgane, atashuam një grup që quhej  ekipi i OMLT”- shpjegon z. Malaj.

Megjithatë në websitin e Interpol, apeli i parë mbi grupet që do të shfrytëzojnë luftën në Ukrainë u dha gjatë një takimi të mbajtur në 22 mars. Kreu i Interpol Jurgen Stock tha:

Kriminelët përdorin çdo mundësi për të rritur fitimet e tyre të paligjshme dhe jo të gjithë ata që janë dyndur në kufirin ukrainas muajin e kaluar, po e bëjnë këtë me qëllime të mira”.

I cituar nga mediat, Jürgen Stock, parashikoi se sapo konflikti të përfundojë në tregun e zi , grupet kriminale do të qarkullojnë armët e luftës.

Kur të heshtin armët në Ukrainë, do të nisin të dëgjohen armët ilegale. Ne e dimë këtë nga shumë teatro të tjera konfliktesh. Kriminelët edhe tani kanë nisur të flasin për to, si një objekt i mundshëm përfitimesh”- thotë Stock .

Më herët gjatë muajit shkurt, ministri i jashtëm rus Lavrov deklaroi se Ukraina ka rekrutuar mercenarë nga Kosova, Shqipëria dhe Bosnjë-Hercegovinë për t’u dërguar në Donbas:

“Ka informacione se mercenarë janë duke u rekrutuar në Kosovë, Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë për të rrëzuar Rusinë jashtë ekuilibrit dhe për t’i dërguar ata, ndër të tjera, në Donbass. Ne po e kontrollojmë këtë tani”.

Për këtë akuzë pati një reagim të menjëhershëm në twitter nga Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka e cila sqaroi se nuk ka mercenarë shqiptarë në Ukrainë:

Kjo është një gënjeshtër që Moska vazhdon ta përsërisë pa turp! Thënë kështu, Shqipëria qëndron me Ukrainën dhe do të vazhdojë të punojë me të gjithë aleatët dhe partnerët për të ndihmuar në përfundimin e agresionit të paprovokuar të Rusisë ndaj popullit të Ukrainës. Zoti i bekoftë!” 

Burime pranë Ministrisë së Jashtme i thanë Faktoje, se ky institucion thirri ambasadorin rus në Tiranë për të kërkuar shpjegime për deklaratën e Lavrov. “Kjo gjë nuk është bërë publike”, sqaroi një nga pjesëtarët në këtë takim që nuk dha shpjegime mbi çfarë është diskutuar.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.