fbpx

Shilegov: Kryeministër çfarë fshihni nëse nuk jeni pronar i placit në Vodno?

-

Deputeti nga radhët e LSDM-së, Petre Shilegov, në seancën e sotme të Kuvendit, ka pyetur kryeministrin Nikolla Gruevski se a është ai pronari i parcelave në Vodno.

Shilegov tha se partia e tij , pas ardhjes në pushtet , do të bëj[ë ndryshime ligjore me të gjithë kompanitë ofsharë, do të jenë të obliguara të tregojnë emrat e pronarëve të vërtet,  në të kundërtën çdo pronë, në territorin e Maqedonisë do të jetë lëndë e konfiskimit.

Ju shpejtuat që kompani nga Belize t’ia shisni afaristi të njohur, i cili është i afërt me ju dhe me kushëririn tuaj Sasho Mijallkovin nga frika se mos ua marrin- i tha Shilegov Gruevskit.

Ai tregoi në fletë e cila siç tha se gjendja aktuale e kompanisë me emrin “Sirak Inzhiniering”.

-Drejtori me autorizime të pakufizuara është Riste “Dializa” Novaçeskim për të kemi edhe shumë punë të tjera. Kumbari juaj nga martesa juaj e parë, vëlla i Lenës, sekretares suaj personale. Ky është akt noteri për plain tuaj. Që e gjithë puna të jetë më interesante, në këtë akt noteri është dorëzuar edhe vendim  i cili është miratuar me pjesëmarrje të “Sirak Inzhiniering”. Me këtë vendim, i cili gjendet në këtë akt noteri, thuhet se kush është pronari i këtij placi- tha Shilegov.

Ai tha se kryeministri Gruevski deri në vitin 2013 ka përfunduar të gjitha marrëveshjet, që të bëhet pronar i placit me sipërfaqe prej 15.000 metër katrorë në Vodno.

“Të ju rikujtojë, kur në vitin 2001 u zbulua skandali për blerjen e parcelave nga ana e Lubço Georgievskit, ai e shiti me transaksion të shpejt duke e ditur se është duke i humbur zgjedhjet. A jeni të vetëdijshëm edhe ju se po i humbni zgjedhjet andaj jeni duke e shitur këtë parcelë”,  Shilegov pyeti, kryeministrin.

Kryeministri demantoi se ka ndonjë lidhje me placet për të cilat flet opozita.

“Nxori disa dokumente të cilat kryesisht janë dokumente publike, deri tek cila, me siguri ka qasje çdo qytetarë. Dëshiroj të përsëris se nuk kam asnjë përgjegjësi për parcelat për të cilat po flet. As kam qenë- e as jam tani pronar”, tha  Gruevski.

Pas kësaj Shilegov tha se nuk është aspak i kënaqur nga përgjigja dhe e porositi kryeministrin se nëse nuk është ai pronari, çfarë fsheh atëherë cila është arsyeja që nuk zbulon se kush janë pronarët.

“Kryeministër kumbari yt dhe shok i mirë, është emëruar për udhëheqës i Sirak Inzhiniering, me siguri e dinë se kush janë pronarët. E gjithë ajo që duhet të bënë është ta kapni telefonin dhe ta pyesni se cilët janë punëdhënësit e tij. Nëse nuk keni lidhje me këtë, në interes të juaj është të shihni se kush qëndron pas Sirak Inzhiniering”, tha Petre Shilegov.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.