fbpx

Shilegov: Si arriti VMRO DPMNE të bëj pronë në vlerë prej mbi 11 milion euro?

-

“VMRO DPMNE pranoi se ka pronë të madhe partiake nëpër Maqedoni. Bëhet fjalë për 63 objekte në vende të ndryshme, prej gjithsej 12. 000 m/katror, pjesa më e madhe e blerë në vitin 2014. Kjo pronë e partisë në pushtet kushton mbi 11 milion euro. Bëhet fjalë për 685 milion denarë për hapësira partiake të VMRO DPMNE-së” akuzoi sot në konferencë shtypi zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov.

“Përderisa qytetarët vuajnë, kanë standard të ulët dhe s’mund të sigurojnë kulm mbi kokë, VMRO DPMNE derdh miliona për selitë e tyre të partisë. Në Qendër, në sheshin “Pela”, në Shkup, VMRO DPMNE ka blerë pronë prej thuajse gjysmë milion euro. Në Manastir vlera e pronës partiake kap shifrën prej mbi 260.000 euro ndërsa në Vlae 230.000 euro. Prona që partia posedon në Ohër kap shifrën prej 200.000 euro, në Koçani dhe Shtip mbi 120.000 euro ndërsa në Kavadar mbi 100.000 euro. Vlera ndërtimore në Shkup, vlera e përmendoreve nga kriminaliteti i Nikolla Gruevskit, është mbi 700.000 euro ndërsa sipas ligjit, partitë politike janë organizata pa profit. Si ka arritur VMRO DPMNE të ketë pronë prej mbi 11 milion euro. Është e qartë se është vjedhur shteti, është pasuruar jo vetëm familja, por edhe partia” tha Shilegov.

Sipas zëdhënësit të LSDM-së, kjo është edhe një arsye pse Gruevski po shkel Marrëveshjen e Përzhinos dhe ka frikë nga kthimi i drejtësisë. Shilegov thotë se Gruevski duhet ta ketë të qartë se ikje nga kriminaliteti i kriminalitetit të tij familjar, zgjedhor dhe partiak.

Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve, Shilegov tha se Nikolla Gruevskit po i kalon koha ndërsa opozita për hapat e saj në mënyrë shtesë do ta njoftoj opinionin.

Në pyetjen nëse do të anulohen zgjedhjet, Shilegov u përgjigj se Maqedonisë i nevojiten zgjedhje korrekte dhe demokratike, por nuk deshi të saktësoj nëse në takimet e grupeve të punës është diskutuar për këtë çështje.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.