SHGM dhe SPGPM insistojnë partitë politike të pranojnë propozimin e Vanhoute

-

Nesër partitë politike do të vazhdojnë me bisedimet lidhur me reformat në mediume, kështu që i bëjmë thirrje BE-së dhe SHBA-së të këmbëngulim te biseduesit që të pranojnë propozimin e ndërmjetësit belg Piter Vanhoute, theksoi në konferencën e sotme për shtyp kryetari i Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë, Naser Selmani.

Sipas tij, ky propozim është zgjidhja më e mirë sepse në të zbatohen praktikat më të mira evropiane, të plotësuara me përvojat e gazetarëve të vendit.

“Ky propozim do të ndihmojë që të kemi media të lira. Duke pranuar propozimet RTVM do të jetë në shërbim të qytetarëve, jo të partive politike, kurse agjencioni i mediave do të jetë trup profesional që do të mbështesë liritë e mediave”, tha Selmani.

Propozimi i Vanhoute është i pranueshëm edhe për Sindikatën e pavarur të gazetarëve dhe punonjësve të mediumeve. Kryetarja e SPGPM, Tamara Çausidis thotë se këto janë momente kyçe për të ardhmen e Maqedonisë dhe për gazetarinë si profesion.

 

Manipulimi me AI: Pretendohet rrejshëm se Trumpi paralajmëroi sulm ndaj Serbisë për shkak të Kosovës

Një video e krijuar përmes Inteligjencës Artificiale (AI) dhe e shpërndarë në “TikTok”, me titullin “Trumpi deklarohet për Kosovën dhe Serbinë”, ka mashtruar audiencën duke pretenduar se presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka...

Putin njeh Kosovën? Në fakt, jo

Si e interpretoi media shqiptare deklaratën justifikuese të Presidentit rus Vladimir Putin Nga Jona Plumbi- Në një takim me drejtuesit e agjencive më të mëdha të lajmeve në botë, presidenti rus Vladimir Putin,...

Keqinformimi në rrjet për raketa luftarake në qiellin shqiptar

Një video e bërë virale në rrjet shfaq vija të kuqërremta në qiell, të cilat janë interpretuar si raketa mbi Shqipëri Nga Jona Plumbi- Një video që ka qarkulluar gjerësisht në rrjet ku...

Kush po e financon dezinformimin dhe ndërhyrjen e huaj? Ndërtimi dhe lojërat e fatit, flamujt e kuq që duhen skanuar

Kryetari i Komisionit të Posaçëm Parlamentar kundër Dezinformimit, Erion Braçe, tha të enjten se, komisioni (që ai drejton) përcolli një mesazh të qartë politik: “Lufta kundër dezinformimit dhe ndërhyrjes së huaj...