Këshilli penal i Gjykatës themelore Shkupi 1 sot mori vendim për anulimin e masës së paraburgimit për ish drejtorin e DSK-së Zoran Verushevskit i akuzuar për rastin Puçi, shkruan sot “Utrinski”.

Gazeta që thirret në burimet e saj, shkruan se Verusheski për të cilin pritej që t’i shqiptohet masa e paraburgimit shtëpiak, kinse me vendimin e Këshillit penal është liruar.

Nga Gjykata themelore Shkupi 1 për “Meta” thonë se s’mund as të demantojnë e as të konfirmojnë informacionet e tilla ndërsa edhe po të ketë pasur vendim të tillë, thonë nga ky institucion, vendimi ende nuk është lëshuar deri te palët në këtë rast që të hyj në fuqi.

“Utrinski” duke u thirrur në burimet e veta shkruan se vendimi për lirimin e Verushevskit nga arresti është miratuar në fillim të javës së kaluar, por për shkak se numri i tij i dokumentit është shkruar gabimisht, arresti është shfuqizuar sot.