Pas tre orë e gjysmë bisedime, përfaqësuesit e partive politike janë larguar nga rezidenca e BE-së në Përzhinë për konsultime me kryesitë e partive. Siç njoftohet, bisedimet do të vazhdojnë prej orës 18:30.

Zv- kryetarja e LSDM-së, Radmila Sheqerinska shkurtë deklaroi se shpresoj sonte të ketë marrëveshje finale.

Siç mësojmë, përfaqësuesit e partive politike, Nikola Todorov VMRO DPMNE, Radmila Sheqerinska LSDM, Artan Grubi BDI dhe Imer Aliu PDSH, bisedojnë për qeverinë e re kalimtare, listën e zgjedhësve dhe reforma në media.

Nga ekipet negociatore mësohet se VMRO DPMNE është për formimin e qeverisë kalimtare 60 ditë para zgjedhjeve ndërsa LSDM kërkon nëse zgjedhjet mbahen këtë vit, Qeveria të formohet 100 ditë para zgjedhjeve. E nëse mbahen së bashku me zgjedhjet lokale të vitit 2017-të, LSDM propozon trupi ekzekutiv të funksionoj gjashtë muaj para ditës së votimit.

Më të zëshëm janë spekulimet se në fund të nëntorit apo në fillim të dhjetorit mund të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare. Propozimi për “ad hok” komision për vlerësimin e punës së mediave tani për tani është në pushim sepse Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë nuk dëshiron të merr pjesë në trup ku ata do të ishin dy anëtarë, Asociacioni maqedonas I gazetarëve dhe dy anëtarë dhe një ekspert I pavarur si propozim I përbashkët I dy organizatave të gazetarëve.

Siç mësojmë, të gjithë katër partitë politike janë dakorduar që të mos ketë listë të tretë për 40.000 votuesit kontestues, por se ato të kontrollohen fillimisht me kontroll terreni e më pas edhe me vet- lajmërim pranë KSHZ-së.

Bisedimet e grupeve negociatore në Përzhinë do të zgjatin deri në orët e vonshme të ditës.