fbpx

Sheqerinska: VMRO DPMNE dëshiron t’i bllokoj bisedimet, por nuk do ta arrij këtë

-

“VMRO DPMNE përsërit taktikën e vjetër, dëshiron t’i bllokoj bisedimet me anulimin e tyre të vazhdueshëm dhe kërkesa për konsultime, pauza, kthimin prapa të çështjeve që moti janë zgjidhur që bisedimet të futen në udhëkryq. Nuk do ta arrijnë këtë, nesër duhet të ketë marrëveshje për ligjin zgjedhor” tha zëvendës –kryetarja e LSDM, Radmilla Sheqerinska gjatë vizitës së saj në Negotinë.

“Ditëve të fundit gjatë bisedimeve për rregullativën e re ligjore LSDM propozoi rritjen e kuotës për gratë për 40% gjegjësisht për të dy gjinitë, në të gjithë listat e kandidatëve. Do të thotë, propozimin e lobit të grave gjatë bisedimeve do ta përkrahim dhe do të kërkojmë gratë në Maqedoni ta marrin atë që e meritojnë” tha Sheqerinska.

LSDM sot në Negotinë filloi tribunat që do të realizohen në tërë shtetin gjatë pesë javëve të ardhshme, ku qytetarët do të mund të japin propozime për programin e tyre “Vizioni për Maqedoninë”.

“Do të bisedojmë për problemet që i preokupojnë qytetarët, do të flasim për zgjidhjet, por do t’u ofrojmë mundësi të gjithëve, OJQ-ve, shoqatave, palëve të interesuara t’i tregojnë propozimet e tyre, cilët janë kërkesat e tyre nga pushteti i ardhshëm në vend. Në fund të këtij cikli, do të kemi program që do ta kthej sërish klasën e mesme” tha Sheqerinska.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.