fbpx

Sheqerinska: Me shumë punë shpëtuam rekomandimin

-

Jemi të lumtur që me shumë mund, përkushtim të sinqertë ndaj qytetarëve dhe Maqedonisë, arritëm ta shpëtojmë rekomandimin e KE-së për Maqedoninë, tha sot në konferencën shtypi zëvendës- kryetarja e LSDM-së, Radmila Sheqerinska.

“Përfaqësues të lartë dhe anëtarë të Qeverisë e kanë keqpërdorur fuqinë e tyre në të gjitha sferat. Gjyqësi, media, procesin zgjedhorë, trupat rregullatorë. Ka drejtësi selektive, korrupsion të shpërndarë gjithandej,  kërcënime mbi gazetarët,  shqetësim serioz për politikën redaktuese të servisit publik TVM. Prandaj realizimi i Marrëveshjes së Përzhinos tanimë nuk është pritje vetëm e qytetarëve të Maqedonisë, por kusht që Komisioni Evropian, që të rruhet rekomandimi”-tha Sheqerinska.

Ajo shtoi se realizimi i Marrëveshjes së Përzhinos nuk është më pritje vetëm e qytetarëve të Maqedonisë, por kusht për KE-së që ta mbaj rekomandimin.

“Brukseli sot porositi se Evropa dëshiron që Maqedonia të posedoj vlera evropiane. VMRO DPMNE nuk dëshiron Maqedoni të këtillë. LSDM vazhdon të punoj në normalizimin e shtetit, bashkë me ju qytetarët. Jemi të vendosur që ta kthejmë Maqedoninë e lirë dhe evropiane” shtoi Sheqerinska.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.